Biba i KQZ-së në “vagonin e mallrave” të trenit të Rilindjes

591
Sigal

Nëse do të duhej të zgjidhej një zyrtar me staturë të lartë në letra, por oportunist i madh pas pushtetit të Rilindjes, ai personifikohet me një njeri, Denar Biba, nënkryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. E vërtetoi edhe ditën e sotme se ka hipur në “vagonin e mallrave” të trenit të Rilindjes së Edi Ramës. Vetëm pak minuta pasi Kolegji Zgjedhor dha vendimin për një kërkesë të PUK-ut, (një parti që i ka humbur edhe “pinin” elektoral), Biba zbuloi ndërhyrjen e pushtetit në gjykata.

“Kolegji Zgjdhor me votë unanime 5-0, rrëzoi ankimin e Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet për pushtetin vendor të datës 30 qershor 2019”-, shkruan Biba në faqen e tij në Facebook.

Ai zbuloi haptas edhe një “fshehtësi” të votës së Kolegjit Zgjedhor, i cili vetëm sa dha verdiktin, por nuk ka zbardhur vendimin, për më shumë askush nuk mund ta dinte sesi pesëshja e Kolegjit Zgjedhor kishte votuar. Por Biba e dinte, madje duket se edhe shkrimin e gjatë në Facebook e kishte përgatitur më parë, duke u informuar kohë më parë se cili do ishte vendimi.

“Nuk mund ta fsheh kenaqësinë personale për ngadhënjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshëm tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, paçka se politikisht nuk i pelqeu një pjese të politikanëve të vendit”-, shkruan Biba, duke iu referuar rrëzimit të dekretit të Presidentit të Republikës që anulonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në ekstazë e sipër, ky personazh që është “pikturë shëtitëse” e pushtetit të Rilindjes zbuloi pa dashje se ndikimi politik i pushtetit u shtri deri në Kolegjin Zgjedhor, një pushtet gjyqësor që duhet të ishte i pavarur.

Biba është mëshiruesi i zyrtarëve të lartë që vihen në shërbim të qeverisë. Një përgjim të publikuar një vit më parë, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka shantazhuar në emër të qeverisë shqiptare gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku.

Në përgjim, teksa flitet për mundësinë e shtyrjes së vendimeve për çështjen e pronave mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në vitin 2014, ndër të tjera dallohen fjalët e nënkryetarit të KQZ-së, i cili thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”-thotë ai, duke argumentuar se vetë Biba e kishte kapur këtë “tren” dhe ia sugjeronte edhe Biankut në formë shantazhi se nëse nuk ndikonte në gjykatën e Strasburgut, atëherë mund të mbeste pa punë dhe nuk ja vlente “sakrifica”….

Që pas daljes së këtij audiopëgjimi, ky zyrtar duhet të ishte ndjekur penalisht, ose minimalisht të fshihej nga çdo post i lartë shtetëror. Por Rilindja bën të kundërtën, pasi i vlerëson njerëzit që ia “hipin” trenit të saj…

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar i Shqipërisë, duke i kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve që lidhen me kthimin e pronave. Gjyqtari Bianku i tregoi këtij personi se një qasje e tillë ishte e papërshtatshme dhe informoi menjëherë Presidentin në atë kohë të Gjykatës, Dean Spealmann,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut.

Zyrtari Biba, i regjistruar si shantazhues në raportet ndërkombëtare, sot ka në duar “certifikimin e zgjedhjeve” (votimeve të 30 qershorit). E ka treguar në shumë raste se i është vetëofruar Rilindjes për të bërë me dëshirë “kamikazin ligjor” për të marrë cdo vendim në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sikurse e ka pranuar edhe vetë: “Treni një herë të vjen në jetë”….