Betonizimi i Liqenit/ Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për ndërprerjen e punimeve

549
Gjykata administrative ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile për të pezulluar punimet brenda hapësirës të Parkut të Liqenit. Shoqëria Civile kishte depozituar më parë kërkesën për ndërprerjen e punimeve për shkak se ndërtimi brenda parkut ishte i jashtëligjshëm. Betonizimi i liqenit ka nisur prej disa kohësh edhe pse kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha përpara nisjes së punimeve se nuk do të kishte beton. Në fakt, kjo deklaratë rezulton e pavërtetë sepse deri tani janë numëruar 82 betoniere që kanë shkarkuar beton në vendin ku po kryhen punimet.
Sigal