Besnik Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e Ministrit

624
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm dhe analisti Besnik Mustafaj ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” disa prej temave të rëndësishme të aktualitetit, duke nisur me delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj.
Mustafaj tha se nga ana teknike nuk ka asnjë problem por vuri në pikëpyetje të madhe profesionalizmin e zotit Zakaj, aktualisht zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme por me kompetenca titullari.

Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur. Fjalimi i preznatimti është i rëndësishëm kudo në bot, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto. Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë se di ca është kjo tezë.