BERZH do të mbështesë rivilatizimin e hekurudhave të Kosovës

570
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në vizitë drejtorët e Konstituencës për Kosovë në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Ove Jensen dhe Sean Donlon.
Në takim është diskutuar për mundësinë e financimit të projektit për rivitalizimin e hekurudhës. Hoti ka thënë se fondet e BE-së që janë vënë në dispozicion për projektet hekurudhore mundësojnë rehabilitimin e një pjesë të mirë të rrjetit hekurudhor në Kosovë. Ai ka thënë se së çpari planifikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Merdare dhe linjës Klinë – Prizren. Në takim është diskutuar edhe për mundësinë e financimit të sektorit të energjisë, për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe për lëshimin e garancionit për Trafikun Urban të Prishtinës. Hoti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës sapo ka marrë vendimin për të filluar negociatat për marrëveshjen e kredisë që do të ndihmojë reformimin e transportit publik për komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se në ditët e ardhshme pritet të themelohet edhe ekipi që do të merret me hapat e ardhshëm.
Drejtorët e Konstituencës për Kosovë në BERZH, Ove Jensen dhe Sean Donlon, kanë shprehur gatishmërinë e këtij institucioni financiar për të ndihmuar Kosovën në realizimin e projekteve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos për mbështetjen e projekteve të sektorit privat.
Sigal