Berisha: Mitingu i PS, 900 mijë euro

681
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Tirana e refuzoi Edi Ramën, ndërsa mitingu mbyllës i fushatës elektorale në kryeqytet kushtoi 900 mijë euro. Në një status në rrjetet sociale, ish-kreu demokrat e ka cilësuar mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” si të karrigeve e të kolltukofagëve. “Tirana refuzon mitingun e karrigeve të kolltukofagëve! Mitingun 900 mijë euro! Rroftë Tirana! Fitore!!”, shprehet Sali Berisha në rrjetet sociale. Ndërkohë vetë ish-kryeministri demokrat është angazhuar gjatë ditës së djeshme në fushatën e Partisë Demokratike në një nga njësitë e kryeqytetit.
Sigal