Berisha: Flakët në laboratorin e kriminalistikës, dogjën dosjet e 49 krimeve të rënda

493
Ish kryeministri, deputeti Sali Berisha përmes një postimi në facebook deklaron se dje në laboratorin e policisë Shkencore janë djegur edhe 240 kg drogë dhe 49 dosje të krimeve të rënda.
Sipas Berishës zjarri ishte i qëllimshëm dhe porositësit e djegies kanë bërë çdo gjë për të mos nisur hetimet”
Berisha publikon dhe një foto ku siç thotë ai është vendi ku ra zjarri në laboratorin kriminalistik të Policisë Shkencore.
Kati i dytë i godinës së laboratorit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Kryeopozitari Basha duke iu referuar burimeve të tij nga policia tha dje se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit.
Policia në njoftimin për media hodhi poshtë këtë version, duke deklaruar se
asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri .
Sigal