Berati 2400 -vjeçar, një libër i madh që duhet të shkruajnë të gjithë

922
Sigal

Bukuria dhe shkatërrimi i një qyteti. Lagjet muzeale kanë humbur vlerat e tyre, nevojitet restaurimi i menjëhershëm

Qytetit të Beratit i ka falur natyra një bukuri të rrallë që deri më sot është unike në llojin e vetë. Madje, krahas bukurisë natyrore bashkëjetojnë në harmoni, kultura dhe vlerat muzeale, të cilat të gjitha së bashku i japin një emër të madh këtij qyteti, i cili është ndërtuar në një masivë gjigand shkëmborë. Bukuria dhe vlerat muzeale kanë bërë atë që shumë historian të shkruajnë për dritaret e tyre, shumë piktorë të pikturojnë me penel lagjet pambarimisht. Vlerat muzeale të këtij qyteti kanë bërë që dhe shumë politikanë dhe historianë të huajë të vizitojnë këtë perlë të vërtetë dhe më pas kanë hedhur në bllokun e tyre vlerat e tij. Tre lagjet muzeale “Mangalemi”, “Gorica” dhe “Kalaja”, njihen për vlerat e tyre, madje janë këto arsyeja që Berati ka marrë titullin e madh si “Qyteti muze”. Më pas këto vlera janë vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, ku Berati u fut në UNESCO. “Mangalemi” një perlë e vërtet që ndodhet rrëzë shkëmbit gjigandë në çdo kohë reflekton pamje mahnitëse. Rrezet e diellit që në orët e para të mëngjesit përplasen në këtë lagje dhe më pas përfundojnë në ujërat e lumit Osum, të cilat valëzojnë së bashku.

Gjendja sot

Sot 450 banesat e këtyre lagjeve muzeale janë drejtë shkatërrimi. Ato po humbasin vlerat e tyre. Banesat 350 vjeçare janë degraduar dhe janë gati në tu shembur. Edhe pse Berati u fut në UNESCO, vetëm emri është i madh se nga ana financiare për të restauruar këto vlerë janë shumë të vogla. Kjo ka bërë që shumë monumente të shkojnë drejtë shkatërrimit të plotë. Pronarët e tyre nuk kanë mundësi financiare që të bëjnë restaurimin e banesave. Shumë banesa në lagjen “Mangalem” dhe “Goricë”, tashmë nga amortizimi kanë marrë pamjen e një gërmadhe të vjetër. Shumica e familjeve janë larguar nga shtëpitë pasi nuk kanë më siguri. Më e shkatërruar ndodhet lagja “Goricë”, e cila gjatë gjithë ditës vetëm një orë diell bie mbi të. Lagështia dhe amortizimi ka bërë që ndërtesat të klithin natë e ditë për restaurim. Drejtuesit e bashkisë shprehen se nuk kemi fonde të veçantë për të restauruar këto monumente, të cilat kanë nevoje emergjentë për ndërhyrje. Banorët me të drejtë japin alarmin se po shkatërrohen monumentet e kulturës. Edhe drejtuesit e Drejtorisë së Monumenteve shprehen se gjendja është alarmante, në këto lagje, por fondet që vijnë janë shumë të vogla dhe se ato nuk kanë mundësi që të kryejnë shumë punime. Janë dhënë fonde europiane për kompleksin muzeal të Kalasë, ku po vazhdojnë punimet. Mungesa e fondeve ka bërë që kjo perlë e vërtet të jetë duke dhënë shpirt. Lagështia nga një anë, amortizimi nga ana tjetër dhe mungesa e fondeve ka bërë që këto lagje të shkojnë drejtë shkatërrimit.

Kushtet e këqija lënë banesat muzeale pa shitur

Sipas një investigimi shumica e pronarëve që kanë shtëpitë e tyre në lagjen “Goricë”, janë larguar që aty dhe kanë blerë shtëpi të tjera në lagje të ndryshme të qytetit apo edhe më gjerë. Për shitjen e tyre është e vështirë, thonë pronarët, pasi askush nuk po interesohet për to. Vetëm pamja e parë të tremb, madje për vlerat që kanë çmimi është qesharak, por edhe në këto kushte në to kanë ngelur prej vitesh të vendosura tabelat, “shitet”. Edhe pse bashkia me ato fonde që mbledhë nga taksat lokale ka kryer disa punime në shtrimin e rrugëve dhe trotuareve më pllaka guri është e pa mundur që të arrihen ato parametra që kërkojnë sot këtë ambiente kulturore muzeale.