Beratasit promovojnë – kujtesa për hebrenjët në 500 vjet histori

607
Ditën e sotme drejtues pushtetit vendor, Prefekti Qarkut Berat si dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore, pasardhës të familjeve që strehuan hebrenjtë, mësues dhe nxënës shkollash, banor të qytetit dhe të rrethinave të tij, intelktual të mirëfilltë, gazetar etj, ishin pjesë e hapjes zyrtare të kësaj foto galerie, muzeu me përmbajtje hebraike, ku ishte prezent dhe Rabini i Shqipërisë Yisorel Finman, drejtor Ekzekutiv i Rabinatit të Shqipërisë. Qyteti me vlera i Beratit është prej ditës së sotme i shtohet një institucion tëjetër i ri kulturor, një muze ekspoze që sjell në vëmendje një memorie shekullore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes beratasve dhe komunitetit hebre në këtë qytet. Në muze nëpërmjet fotove, dokumentave, evidentimit të familjeve beratase, sjell për herë të parë për publikun dhe vizitorët një muze që rëfen një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendosën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve” . I hapur nga studiuesi Simon Vrusho, tek Porta e Pashajtit të Beratit, në rrugën që të çon për në Kalanë e qytetit, muzeu nëpërmjet fotove, dokumentave të kohës ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjëve në kohën e Holokausit nga familjet beratase dhe më gjerë. Në fjalën e tij studiuesi Vrosho mes të tjerash tha : “Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”. Çeljen e muzeut “SOLOMON”, në Berat e përshëndeti dhe N/kryetare bashkisë Berat Teuta Muçogëllava e cila solli dhe falënderimet edhe nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj për të pranishmit si dhe falnderoj studiuesin Vrusho për punën e vyer që po bënë në qytetin tonë duke i shtuar një asset kulturor më shumë si dhe nxjerr vlerat e vyera të popullit tonë dhe kryesisht qytetarve berates e më gjen në kontributin që dhanë në strehimin e shpëtimin e hebrenjeve gjatë luftës së II Botrore nga Nazifashistët. 
Rabini Yisroel Finman i shqipërisë u shpreh në fjalën e tij: “Familjet beratase dhe gjith Kombi Shqipëtar ka një kontribut të rëndësishë të vëçant në mbrojtje dhe në shpëtimin e hebrenjëve. Në këtë muze rrëfet një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendos ën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve”. 
“Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm kontributin e familjeve beratase në shpëtimin e Hebrenjëve, Rabini Yisroel Finman, u shpreh në vijim të fjalës së tij se: “Ju keni një vlerë të madhe, besën që duhet ta promovoni”, ndërkohë që kujtoj fjalën e dhënë nga kryeministri Rama për ndërtimin e Qendrës Hebraike në Tiranë”. Vlen të përmendet se : “Çelja e dyerve të muzeut “SOLOMON”, në Berat sot më tre Maj 2018, është një mbrekulli që dëshmon qart për mikpritjen, bujarin, bashkjetesën dhe tolerancën fetare në qytetin mbi 2400 vjeçar, tregon qart trimërin vendosmërin virtutet e sakrificat e një populli që ka ditur në shekuj të ruaj dhe bashkëjetoj dhe t’ju vijë në ndihmë kujtdo që ka nevoj apo që gjendet përballë vështërsive deri dhe tek mbijetesa. E them me bindje se populli Shqipëtar është mik dhe në krah të të gjith popujve në Botës që aspirojnë për liri e demokraci” . 
Sulo Gozhina 
Sigal