Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17-vjeçare. Mësohet se Dashnor Begaj, ka bërë rezistencë ndaj policisë gjatë shoqërimit.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dashnor Begaj, 30 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Vepra të turpshme” dhe ‘’Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 108 dhe 236/1 të Kodit Penal.