Berat, Trajleri përplas ambulancën me të sëmurin brenda

609
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një ambulancë është përplasur me një trajler. Për pasojë janë plagosur shoferi, një mjek dhe një pacient, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca po hynte në qytet, kurse trajleri me targa Serbe hynte në një pulari, ku kishte sjellë mall.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.