Berat/ Sot u organizua panairi i promovimit te vlerave artzanale

737
Sinaj: Gjithçka Për Artizanë Beratas artizanë Beratas
Me titullin “Merita të veçanta civile” Znj. Adelina Theodhori ( Mjeshtre Artizanati, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve të Beratit‘’ Margarita’’.)
Sot u organizua panairi i promovimit të vlerave të Beratit nga artizanë beratas në shëtitoren e qytetit, 
Ky aktivitet u mundësua nga bashkëpunimi i shumë institucioneve dhe partnerëve të ndryshëm. Peshën kryesore e kishte Qendra e artizanatit”Margariti,,.Shkolla e mesme profesionale Kristo Isak ,Shkolla e mesme profesionale Stiliano Bandilli si dhe 2 shkolla profesionale nga Fieri dhe Lushnja.
Prezantimi i vlerave të qytetit ngjalli kureshtjen e shumë banorëve vendas, por edhe dhe vizitorëve të huaj, të cilet sot ishin të shumtë.
Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Sinaj falendëroi të gjithë aktorët për këtë event.
Bashkia,-vijoi,-Sinaj ka gati 2 vjet që i ka siguruar për herë të parë 1 mjedis të përshtatshëm te Pallati i Kulturës artizaneve beratës. Vëmendja ndaj tyre nuk do të mbarojë me kaq, pasi nepërmjet tyre arrijme jo vetëm ruajtjen e traditës, por edhe rrisim punesimin i cili ngël problem për shoqërinë shqiptare.
Në këtë fryme, kryebashkiaku i proozoi Presidentit të Republikes z.Nishani vleresimin për kryetaren e shoqatës së artizanit beratas: Me titullin ‘’ “Merita të veçanta civile” Znj. Adelina Theodhori Mjeshtre Artizanati, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve të Beratit‘’ Margarita’’.)
Sigal