BERAT/ Sot përkujtohet 70-vjetori i vrasjes së Margaritës dhe Kristaq Tutulani

967
Sigal

Në Berat përkujtohet 70-vjetori i vrasjes së Margaritës dhe Kristaq Tutulanit, të cilët janë pushkatuar nga fashistët italian. Motër e vëlla kanë lindur në lagjen “Goricë” në një familje intelektualësh. Banorët e qytetit kujtojnë me respekt këta dy heronj, të cilët në kulmin e rinisë dhanë jetën për vendin e tyre. Ka qenë korriku i vitit 1943 kur nga personat që i ndiqnin u spiunua për aktivitetin që kryente Margarita dhe Kristaqi. Ata sapo kishin mbaruar një takim me të rinjtë e qytetit në lagjen “Mangalem” kur janë arrestuar. Në momentin që Margarita ka mbaruar takimin është ndarë me pjesëmarrësit dhe së bashku me të vëllanë janë nisur për në shtëpi, ku kishin familjen. Pasi kanë kaluar Urën e Goricës dhe janë futur në rrugicat e kalldrëmtë të lagjes në errësirë përballën me një toga ushtarësh fashistë italian. Edhe pse vëlla e motër kanë bërë rezistencë, çdo gjë ka qenë e kotë së numri i fashistëve ishte shumë i madh dhe si të tillë ata arritën t’i arrestonin në afërsi të banesës së tyre. Nga zhurma e krijuar banorët e lagjes të tronditur nga fashistët e kuptuan se toga fashite kishte arrestuar dy nga veprimtarët e lëvizjes, Margaritën dhe Kristaq Tutulani. Ata me duart të lidhur janë shoqëruar për në birucat famëkeqe të fashistëve në Berat. Aty janë torturuar barbarisht nga xhelati fashistë, por ata nuk treguan asgjë, se me cilin kishin lidhje dhe emrat e shokëve të tyre. Pas torturave fashistët kuptuan se prej gojës së tyre nuk do të dilte asnjë informacion. Pasi kaluan një natë në birucat e fashizmit, natën e dytë komanda fashiste për t’i shpëtuar ndonjë ndërhyrje të njësiteve guerilje vendosi që t’i transferonte nga Berati në një vend tjetër për t’i pushkatuar. Ishte kur një kamion i mbushur me fashistë qëndronte para burgut. Aty u hipën motër e vëlla. Makina ka kaluar me shpejtësi në maksimum duke marrë drejtimin për në Lushnje. Pasi la pas Rrogozhinën makina ndalohet nga një veturë që e shoqëronte gjatë gjithë rrugës. Në vendin e ndalimit nga makina zbresin karabinierët dhe duke zbatuar urdhrin e eprorit zbresin nga makina Margaritën dhe Kristaq Tutulanin. Aty pranë ndodhej një hendek, pasi vendi ishte i shkretë me ferra dhe gjembaçë. Kapiteni i afrohet Kristaqit duke i thënë: “Po ju japim mundësin e fundit për t’ju lënë të lirë, por me një kusht, të tregoni, se cilët janë shokët tuaj?” Por kur panë se Kristaqi nuk po nxirrte asgjë nga goja, iu drejtuan Margaritës me shpresën se mos e thyenin atë si vajzë. Kapiteni i drejtohet: “Fol zonjushë, nëse nuk doni që tua bëjmë trupin shoshë”. Por ajo ju kthehet: “Ju e morët përgjigjen nga vëllai im”. Në këtë kohë kapiteni i jep skuadrës shenjë të hapë zjarr mbi Kristaqin. Në çastin e breshërive të plumbave Margarita me duar të lidhura duke i mbledhur të gjitha forcat e veta godet marshallin në kokë dhe e rrëzon përdhe. Më pas hidhet mbi trupin e të vëllait, i cili ishte mbuluar nga gjaku. E pas kësaj mbi Margaritën shkrehet e gjithë karikatori i armës. Ajo edhe pse kishte marrë disa plumba ngrihet në këmbë dhe thërret “Rroftë Shqipëria”, por nuk arriti ta çojë fjalën deri në fund. Ata u vranë në Gosë të Kavajës. Asgjë nuk mbeti pa u mësuar atë natë në Gosë të Kavajës. Shokët u betuan për hakmarrje. Kristaq Tulutani ra dëshmor më 6 korrik të vitit 1943 në Gosë të Kavajës së bashku me motrën e tij, Margaritën. Në ditarin tij ai ka lënë kujtimet: “S’ka nder më të madh për një njeri se sa te jetë anëtar i Partisë Komuniste, të marrësh emrin partizani luftës për liri”. Trupin e tij pasi e pushkatuan e varën.