Berat, po largohen drejtuesit që kërkonin 4 mijë euro për një vend pune

61

Me fitoren e së Majtës do të konsolidohen dhe institucionet shtetërorë, që prej 8 vjetësh janë drejtuar nga një i njëjti person. Këta drejtues, këto ditë janë tulatur pasi nuk do të jenë më në krye të institucionit që kanë drejtuar, madje, një pjesë e tyre po vajtojnë xhepat që tanimë do t’u zbrazen, sepse për interesat e tyre përfituese po shkelnin çdo gjë me këmbë. Ky fenomen ndodh në çdo qeveri, e Majtë apo e Djathtë qoftë ajo, por të drejtosh 8 vjet dhe të vendosësh një çmim prej 4 mijë euro për një vend pune ky është një krim i shëmtuar. Madje, ka edhe drejtues më të zbutur, sepse nga 4 mijë euro bënin edhe zbritje. Por nepotizmi bënë të vetën, kjo dihet, por jo të arrihet në këtë gjendje që është krijuar në institucione shtetërore. Nepotizmi ka arritur deri aty sa persona të punësuar i figuron vetëm emri, por adresa nuk u dihet, se ku janë. Ata vetëm sa fusin kartën në bankomat dhe marrin rrogat. Të gjithë e dimë që simpatizantët e çdo force politike që do të vijë në pushtet do të punësohen, por kur të bëhen emërimet të ketë edhe llogaritje. D.m.th të merret në konsideratë se çfarë është në gjendje të bëjë simpatizanti dhe të mos hiqen nga puna persona me arsim të mesëm e të lartë dhe të vendosen ata me arsim 8-vjeçar. Këta persona sapo emërohen direkt bëhen me diploma të shkollës së lartë, sepse ashtu mund të plotësojnë dosjet, por harrojnë se nuk mund të bëhen të aftë. Në Berat janë 30 institucione, të cilat së shpejti do të ketë ndryshime të mëdha pasi i përkasin ish-qeverisë së mëparshme, ku në krye të tyre ka patur dhe drejtues të paaftë. Një pjesë e tyre dyshohet që të kenë dhe diploma false, kjo thuhet nga vetë punonjësit e këtyre institucioneve. Në Berat agronomi është bërë ekonomist dhe mësuesi është bërë jurist. Ky fenomen tashmë do t’u kushtojë rëndë, pasi ata drejtuesi që do të vijnë në krye të këtyre institucioneve si dhe forcimi i shtetit ligjor do të hetojë të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën.