Një automjet  mbrëmjen e djeshme ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.Ngjarja ka ndodhur në Berat dhe si rezultat i këtij aksidenti, janë plagosur katër persona. Ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, materialet ndaj drejtuesit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se shtetasi A. K. vjeç 49, banues në fshatin Sqepur, Berat, duke drejtuar mjetin “Tata”, në lagjen “Çlirim”, te “Ura e Re”, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e një banese, duke dëmtuar shtetasit B. K., P. P., R. B., dhe J. A., vjeç 46, 68, 63 e 68, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.