Berat/ I riu përfundon në koma, dalin detaje të reja

604
Sigal

Një 30-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat,është rrahur barbarisht nga 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushta e shkelma,duke e lënë të shtrirë në tokë,pa ndjenja. Edhe pse e kanë parë të shtrirë dhe pa ndjenja,të rinjtë janë kthyer disa herë dhe e kanë goditur prapë e tërhequr zvarrë.

I plagosuri N.Ç,30-vjec,ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës,pasi nuk është ndihmuar nga askush. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,por për shkak të gjendjes së tij të rëndë,i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes,policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat.

Edhe pse rrahja e tre të rinjve ishte “barabare” dhe në komunikatën e policisë u deklaruar se,bëhej fjalë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje,e kryer në bashkëpunim”,Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët,duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Edhe pse organi i prokurorisë ka kërkuar për ta “burg”,gjyjata në bazë të një akt-ekspertimi mjeko-ligjor që e cilësonte “plagosje të lehtë”,i nxorri sërish në rrugët e qytetit agresorët,duke i lënë ata të lirë për të rrahur sërish kë të mundin.

Komunukata e Policisë.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:
•F.G, 17 vjeç,
•J.B, 23 vjeç,
•K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.