Bënë shqiponjën me duar, jepet dënimi për ushtarët shqiptar në Greqi

669
Pas hetimeve të Shtabit të Përgjithshëm, dhe firmës nga Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, 7 rekrutët shqiptar në Greqi, , të cilët u fotografuan duke bërë me duar shqiponjën, janë dënuar me 60 ditë burg.
50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Vendimi i Stefanisit iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty ministri Kamenos ka vendosur ta rrisë dënimin me dhjetë ditë, në kufirin maksimal të juridiksionit disiplinor të ushtrisë. 
Kjo masë vjen në kohën kur Prokuroria Ushtarake e Janinës është duke i vazhduar hetimet e saj mbi çështjen që bëri bujë në vendin fqinj. 
Shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit janë duke u hetuar për shkelje të rregulloreve të ushtrisë, që bart një dënim nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, ushtarët me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi greke duhet ta bënin betimin në datën 2 shkurt.
Sigal