Belgjikë, sot zhvillohet gjyqi ndaj deputetit Mark Frrokut

581
Në Gjykatën ne Krimeve të Rënda në Nivelle të Belgjikes pritet që të zhvillohet gjyqi në ngarkim të deputetit Mark Frroku. Mësohet se gjyqi do të fillojë sot, pasi Frroku akuzohet nga prokuroria belge se në 5 mars të vitit 1999 ka vrarë me thikë shtetasin Aleksandër Kurti. Kjo çështje është kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit, dhe në 19 tetor do të fillojë shqyrtimi gjyqësor. Gjatë gjykimit në shkallën e parë Apeli ka vërejtur shkelje të rënda proceduriale. Në dosjen e prokurorisë së Brukselit thuhet se Mark Frroku, i njohur me emrin Besnik Morina, e kishte vrarë Aleksandër Kurtin pasi ai shoqërohej me një vajzë shqiptare, me inicialet L.A, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion njëri nga vëllezërit e tij. Bashkë me Frrokun do të gjykohen edhe Besnik Vuka, Hile Morina, Lek Bib Xhafa dhe Alfred Kola, të dyshuar si bashkëpunëtore të tij në këtë krim. Në dosjen e prokurorisë belge thuhet se për vrasjen e Kurtit ishte paguar fillimisht Lek Bib Xhafa, me 10 mijë dollarë. Mark Frroku i ka mohuar akuzat. Ai ka kërkuar të jetë prezent në gjyq, por Gjykata e Lartë ia hodhi poshtë kërkesën. Mësohet se deputeti shqiptar do të përfaqësohet nga avokatët e tij belg, mes te cilëve edhe Carinne Couqelet, e cila ishte në Tiranë me 14 prill, 2 javë pas arrestimit të Mark Frrokut me kërkesë të autoriteteve belge.
Sigal