Bektashinjtë kremtojnë ditën e Sulltan Novruzit. Statuja ari për 2 filantropë

698
Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve kanë nisur fetimet. I pranishëm në ceremoni është dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Dita e Sulltan Nevruzit e cila përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës.

Ora News përcjell live festën e organizuar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku performoi Ansambli i Këngëve dhe Valleve si edhe interpretoi tenori i njohur Kastriot Tusha.

Ceremonia kulmon me fjalën e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Statujat e arta– Risi këtë vit ishte dhënia e dy statujave të arta të Ehlibetit nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj për personat që kanë kontribuar për Bektashizmin, Mehmet Malo dhe Kadri Morina.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përcolli mesazhin për më shumë mbarësi, harmoni dhe punë të ndershme

Ceremonia u mbyll me ritin e pranverës që është mbjellja e luleleve.
Çfarë personifikon kjo festë?
Dita e Sulltan Novruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë. 

Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.

Sulltan Nevruzi në Shqipëri është shpallur festë zyrtare në mars të vitit 1996, ndërsa prejardhja e kësaj feste është nga Persia ku ka edhe origjinën fjala Nevruz
Sigal