“Bëhuni gati, po vjen Ora e lirisë!”

107

Sefedin Methoxha

Kjo ishte një thirrje që erdhi nga ndjeshmëria e skrapalinjve për lirin e munguar. Skrapari nuk është vetëm një trevë resursesh natyrore, një hijeshi e turizmit malor, por dhe një trevë qëndrestare, që ka bërë lufta që në kohën r ilirëve e gjer në epokën e Luftës së Dytë Botërore. Gjurmët e kësaj Lufte që e radhit Shqipërinë në krahë të boshtit Antifashist Botëror, gjenden kudo në Skrapar dhe mbrohen dhe përvetësohen nga të gjithë skrapalinjtë, por veçanërisht nga veteranët dhe pasardhësit e tyre. E vërteta është se ka një dinamizëm të brendshëm të shpirtit të skrapalinjve, në kërkim të vlerave morale dhe njerëzore të kthyera në mesazhe historike. Djemtë e maleve filluan të krijonin fondacione luftarake. Më 14 Mars 1942 krijuan Çetën Plakë në fund të malit të Tomorit në qafën e Kulmakut. Çeta e parë në jug të vendit me Komandant Mestan Ujaniku dhe komisar Gjin Marku. Ajo e nisi veprimtarin e saj me propagandimin e luftës për ngritjen e Këshillave Nacional Çlirimtar me sqarimin e popullit duke ju thënë:-Bëhuni gati po vjen ora e lirisë. Aksionin e parë Çeta e kreu në muajin Gusht 1942, ku rrethoi në fshatin Mëlovë dhe shpartalloi Milicinë Fashiste me Xhafë Balin në krye. Aksioni i dytë u planifikua në shtëpinë e patriotit Sinan Leshnjes për çlirimin e Çorovodës dhe krejt Skraparit, më 5 shtator 1942. Çeta kishte në përbërje të saj kapacitete të larta të luftëtarëve, patriotë e revolucionarë, prandaj Skrapari feston, në 5 Shtator 2018 76-vjetorin e fitores mbi fashizmin. Edhe në këtë festë Skrapari i qëndron traditës besnik, takohen dhe i gëzohen njëri-tjetrit me urimet e zemrës shoqëruar nga ajo keqardhje tronditëse për shokët dhe shoqet e llogoreve që nga festa në festë na mungojnë më tepër. Çeta fillimisht u krijua me 25 luftëtarë më pas u bë me 100 partizanë, kurse në sulmin për çlirimin e Çorovodës u mblodhën qindra e mijëra qytetarë e fshatarë të rinj e të reja që mbështetën Çetën. Përfytyroj atë shtator 1942 ku në Çorovodë u ngrit flamuri shqiptarë, ku burra e gra të rinj ë të reja deri dhe fëmijë që festonin e gëzonin së bashku ngjarjen e shënuar, takoheshin e përqafoheshin si vëllezër e motra. Një ansambël harmonik që rrezatonte aq dashamirësi dhe mirënjohje, guxim e trimëri, optimizëm dhe besim në fitoren e madhe. Këto janë disa nga rrëfimet e partizanit të orëve të para të krijimit të Çetës Plakë, Orhan Frashërit. Ai flet qartë dhe i sigurt në ato që thotë. Hera –herës fshin me shputën e dorës ballin e lartë, shpërndan vështrime sikur kërkon të shohë me sytë e mendjes vendet e betejat, shokët rreth zjarreve partizane, ata që ranë, e të ndjellë më nga afër mendimet që i rrjedhin si rrëpirat e Kanioneve të famshme të Skraparit ku ka luftuar e punuar e që i kujton shpesh. Veterani 90- vjeçar është me ne në tavolinë na shikon dhe na prek fizikisht. Po mendërisht shikon e prek tjetër kohë e të tjerë njerëz. Ai marshonte qafave dhe kodrave legjendare të Skraparit. Ndjente fërshëllimën e plumbave dhe të armëve të rënda. Ndjente ulërimën e atij avionit fashist që ra në Radësh, i vinin në veshë të gjitha thirrjet “Para partizanë!” dimri i ashpër, por ngrohur nga një zjarr i madh, ndezur në shpirtin e tij e të shokëve, në zjarrin e madh e të pashuar të lirisë. Çeta e par e Skraparit ishte Çeta luftarake e orëve të para, shkroi me gjak faqe heroizmi në luftën kundër fashizmit. Jehona e pushkëve të Çetës u ndje menjëherë. Armiku vendosi ta shpartalloi, për këtë dërgoi gatishmërinë e policisë në Mëlovë, Zaloshnjë, Gjerbës. Në Ujanik dogji shtëpinë e Mestan Ujanikut, në Trebël shtëpinë e Muharrem Treblës etj. Në çarmatimin e Xafë Balit u ngrit gjithë populli i Tomorricës. Me t’u dhënë sinjali “Tri pushkë e një bombë” u grumbulluan mbi 500 burra të armatosur, në ndihmë të Çetës. Me trimërinë e vendosmërinë e tyre në fushat luftimit, por edhe me sjelljen fisnike e atë morale, partizanët ju rrëmbejnë zemrat njerëzve. Dhe askush nuk u befasua kur radhët e Çetës brenda një kohe të shkurtër u shtuan mbi 500 burra të armatosur, në ndihmë të Çetës. Me trimërinë dhe vendosmërinë e tyre në fushat e luftimit, por edhe me sjelljen fisnike e atë morale, partizanët ju rrëmbejnë zemrat njerëzve. Dhe askush nuk u befasua kur radhët e Çetës Brenda një kohe të shkurtër u shtuan në mbi 1000 vetë nga i gjithë Skrapari. Heroizmi masiv i partizanëve spikati sidomos në luftimet: Dëvri, Leshnje, Radësh, Vlushë, Vërzhëzhë. Në këtë aksion goditet edhe një aeroplan. Ishte rrëzimi i parë i një aeroplani armik në Shqipëri. Në dokumentet muzeale thuhet se sulmi mbi Çorovodë, partizanët e bënë të rrufeshëm, duke pasur mbështetjen e fuqishme të popullit dhe në 5 shtator 1942 Skrapari ishte i lirë. Aleatët Anglo-Amerikan kësaj ngjarje i bënë një jehonë të menjëhershme nëpërmjet radio BBC. Folën në radio Berlini, Roma, Bukureshti etj. Se një krahinë malore, Skrapari u çlirua nga partizanët. Sot Çorovoda ka par pamjen e festës, është zbukuruar me flamuj e banderola, me parulla. Mirë se vini në 76-vjetorin e Çlirimit të Çorovodës më 5 shtator 2018! Edhe ky shkrim le të jetë si një rrëfim shpirtëror mes atij kuvendimi të ndezur prush e të merituar nga luftëtarët e lirisë.