Bëhuni gati për spektakël në qiell! Shi meteorësh mbi kokat tuaja, ja kur mund ta shihni

650
Sigal

Pothuajse gjithkujt që ka një profil në “Facebook” i ka ardhur sot një njoftim sapo ka hapur faqen. Një shi meteorësh do të shihet sonte në qiell në të gjithë botën.

Universi do të na dhurojë sonte një spektakël të jashtëzakonshëm që mund të shihet me sy të lirë edhe nga Shqipëria nëse nuk ka re. Në orët e para të ditës se nesërme, ose sonte pas mesnate, shiu Geminid i Meteorëve do ta arrijë klimaksin, në sistemin diellor shumë afër nesh, në fakt në sistemin tonë.

Meteorët digjen rreth 80 dhe 120 kilometra mbi kokat tona. Ky fenomen vjetor çdo vit e më tepër po merr vëmendje më të madhe. Sipas Royal Observatory Greenwich sonte shiu i meteorëve pritet të prodhojë rreth 75 yje që bien në një orë.

shi meteoresh ok

Për ata banorë të planetit tonë që jetojnë në hemisferën veriore, djegia e meteorëve do të duket në pjesën jugperëndimore të qiellit. Prej hemisferës jugore, poshtë në veriperëndim. Edhe pse kulmi i reshjeve është në orët e hershme të mengjesit, meteorët do të shihen gjatë gjithë natës.

Këtë vit kushtet për ta parë këtë fenomen janë shumë të mira, sepse Hëna do të lindë pak para agimit. Nëse nuk pengon drita e Hënës, edhe meteorët më të dobët mund të shihen shumë lehtë.

Meteorët janë copëza të vogla të pluhurit që përplasën me planetin tonë dhe digjën në atmosferë. Reshja vjetore e meteorëve ndodh kur Toka futet në rrymat e pluhurit kozmik. Secili prej meteorëve në një fazë ka qënë pjesë e bishtit të kometave të akullta. Kështu për shembull Reshja Orionid e meteorëve që ndodhi në muajin tetor erdhi nga pluhuri i shkaktuar nga kometa e famshme Halley.

Ndërsa Geminidët janë më të pazakonshëm në aspektin sepse pluhuri vjet nga objektët shumë të rralla të njohura si “kometat e shkëmbore”. Kjo kometë specifike shkëmbore është një asteroid iquajtur Phaethon. Zhytet në drejtim të Diellit cdo 523 ditë. Nxehtësia ekstreme e copëton sipërfaqën e Phaethonit. Copëzat e të cilës shpërthejnë në sipërfaqe nga presioni i dritës së diellit.