Bëhuni gati, nisin shirat dhe reshjet e borës

632
Sipas meteorologeve, fundjava mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri mesditën e së dielës kur një sistem vranësirash vjen nga Veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin.
Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.
Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.
Sigal