Bëhuni gati! Nga 1 prilli ju shtohet një taksë në faturën e dritave

569
Taksa e pronës do të futet në faturën e dritave. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë në komisionin e Ekonomisë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vlerësohet për momentin si agjenti më i përshtatshëm për mbledhjen e taksës së pronës që do të aplikohet pas pak ditësh.
Sipas ministrit, impakti në buxhetet familjare do të jetë minimal për këtë taksë. Ahmetajt tha se njësitë e pushtetit vendor kanë mundësinë që të reduktojnë deri në 30 % të taksës, e kjo mund të ulë dhe më tej ndikimin në buxhetet familjare.
Ndërkohë jo të gjithë do të paguajnë taksën e pronës. Qeveria ka menduar të përjashtojë kategoritë e personave në nevojë. Kështu, kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm nuk do të paguajnë taksën e banesës.
Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa, ashtu si ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.
Sigal