“Bëhuni gati, do vijnë 10 mijë ton drogë drejt jush!” Terrorizohet gazetari italian

653
Një reportazh i emisionit “Estovest” që transmetohet në televizionin italian Rai3 ka trajtuar temën e kanabisit shqiptar duke ardhur dhe parë vetë situatën në territorin tonë.
Gazetarët madje kanë filmuar përmes një kamere amatore edhe një laborator droge në Durrës, po ajo që ata kanë kapur, ka qenë dhe një deklaratë e “frikshme” e Sali Berishës, i cili në një intervistë për ta ka deklaruar se Italia duhet të bëhet gati pasi në tunelet e Shqipërisë fshihet një sasi prej 10 mijë tonësh drogë, e cila shumë shpejt do të vijë drejt Italisë.
“Një gjë dua ta nënvizoj për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur. Sepse janë 10 mijë ton kanabis, të fshehur në tunelet e Shqipërisë” 
Kjo deklaratë e Berishës duket sikur e ka “frikësuar” gazetarin italian, i cili shprehet në kronikë se nëse diçka e tillë është e vërtetë atëherë jo vetëm Italia, por e gjithë Europa duhet të bëhet gati për “cunamin e hashashit” që do të dalë nga Shqipëria. Por gazetari nuk “harron” të përmendë dhe faktin se deklarata bëhet nga një ish kryeministër që lejoi lulëzimin e “Lazaratit”, që ai e quan “qytetin e kanabisit”.
Në kronikë gjithashtu flitet edhe për luftën ndaj fenomenit dhe fluturimet e shumta të Guardia di Finanza. Madje në një tjetër intervistë që gazetari italian ka zhvilluar me Zv.Ministrin e Brendshëm Julian Hodaj ka një tjetër “lajm”… fatin se zyrtari nuk e di sesa oficerë policie janë arrestuar për lidhjen e tyre me kanabisin.
Për më tepër ndiqni videon:

Sigal