Beci i dorëzon çelësin kryetarit të komunës për nisjen e punimeve

488
Sigal

Inaugurohet fillimi i punimeve të rrugës së Pezës, investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Banorët e Pezës, në periferi të Tiranës u shprehën të shqetësuar se prej më shumë se 10 vitesh kanë rrugë të amortizuar dhe askush nuk kishte investuar në të edhe pse është një nga vendet me kujtesë historike. Duke e parë si një zonë që në të cilën mund të ndërhyhet jo vetëm për të lehtësuar fermerët, por për ti ridhënë edhe një herë rëndësinë Pezës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nisi punimet për asfaltimin e rrugës Pezë e Madhe-Pezë e vogël për 5 km gjatësi të saj. Banorët thonë se rruga ka penguar seriozisht zhvillimin e bujqësisë sepse transporti i prodhimeve bujqësore në tregjet kryesore ishte i vështirë, po ashtu vështirësonte jetesën dhe e bënë këtë komunë të harruar nga të gjithë. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, simbolikisht i dorëzoi çelësin kryetarit të komunës për nisjen e punimeve, duke thënë se në këto rrugë do të ndërhyhet me standarde të larta cilësie dhe do të ndikojë në zhvillimin social ekonomik të zonës. Vetëm në qarkun e Tiranës në 4 vitet e fundit Fondi shqiptar i Zhvillimit ka financuar 17 segmente dhe përkatësisht është ndërhyrë në asfaltimin e 100 km rrugëve. Plan i ndërhyrjeve është fokusuar në zonat rurale pas një vlerësimit të mirë të tyre zona në të cilat ka një potencial zhvillimi bujqësor apo zona që kanë një atraksion turistik.