Becchetti nuk do ekstradohet në Shqipëri

554
Pronari i Agon Channel, Francesco Becchetti, nuk do të ekstradohet në Shqipëri, ku akuzohet për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash. Lajmin në fjalë e kanë raportuar mediat e huaja, teksa specifikojnë se vendimin e ka marrë pak më parë Gjykata e Londrës, e cila shqyrtoi çeshtjen ndaj tij dhe kërkesën e palës shqiptare për ekstradim nga Britania. Gjatë deklaratave të bëra, Becchetti i ka cilësuar sulmet ndaj tij të motivuara politikisht, ndërsa avokati ka thënë se kryeministri Edi Rama e urrente atë dhe për këtë, bizneset e Becchettit u konfiskuan nga Qeveria. Avokati shtoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka gënjyer për të manipuluar procesin e ekstradimit të Becchettit nga Anglia në Shqipëri. Vendimi u dha nga gjyqtarja Nina Tempia, ndërkohë që pala shqiptare deklaroi se do ta apelojë vendimin brenda 14 ditësh.
Sigal