BE vlerëson luftën kundër kanabisit

521
Sigal

Në një
letër dërguar ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirit,
komisionieri i BE­-së për Punët e Brendshme, Dimitri Avramopulos vlerëson
luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit.

Dimitri Avramopulos inkurajon
autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështetja e BE­së do të vazhdojë, siç ka
qenë deri tani për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e
bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.

Në muajin mars, shkruan Avramopulos,
në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përshëndeten
operacionet e suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit
të ligjit të shteteve anëtare të BE­së në luftë kundër trafikut dhe prodhimit.

“Këto hapa dhe rezultate pozitive
duhet të shoqërohen me veprime parandaluese të fuqishme dhe procese gjyqësore
efektive. Komisioni inkurajoi autoritetet shqiptare që të zgjerojnë
sistematikisht hetimet e asetve financiare të organizatave kriminale, dhe t’i
shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara dhe dënimet parandaluese. Ne do të
vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe
unë ministër, i përshëndes personalisht përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë
fushë, ato

të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane.
Rezultatet e veprimeve tuaja do ju japin të drejtë”, thuhet në letrën e
Komisionerit Avramopulos.

Avramopulos e mbyll letrën duke
inkurajuar autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe
kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë. Asetet
që keni mbledhur gjatë kësaj lufte do të ndihmojnë të financoni përpjekjet
tuaja, përfundon letra e Avramopulos. (Top Channel)