BE, përgjysmohet numri i azilkërkuesve në vitin 2017

792
Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilkërkues (EASO) tha se gjatë vitit 2017 është përgjysmuar numri i personave të cilët kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Evropë, për të shtuar se pjesa më e madhe e atyre që kanë kërkuar strehim kanë qenë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
EASO tha të enjten se gjatë vitit 2017, gjithsej 706.913 persona kanë kërkuar azil në 28 shtetet e BE-së si dhe në Norvegji e Zvicër që është me 43 për qind më pak nga viti paraprak.
Agjencia thotë se ky është viti i dytë radhazi me ulje të numrit të azilkërkuesve, pasi paraprakisht mbi një milion refugjatë hynë në Evropë në vitin 2015, kryesishtë sirianë.
Mbi 98.000 azilkërkues kanë qenë sirianë ndërsa mbi 40.000 kërkesa për azil janë bërë nga shtetas të Irakut, Afganistanit dhe Nigerisë.
EASO thotë se rreth 40 për qind të kërkesave për azil në vitin 2017 kanë qenë të suksesshme.
Sigal