BE lehtëson bashkimin familjar për refugjatët e mitur

708
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që të miturit kanë të drejtë për bashkim familjar, edhe kur mbushin 18 vjeç gjatë procesit të azilimit. Ky vendim mund të ketë pasoja të ndjeshme për qeverinë gjermane të kancelares Merkel. Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE. Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj migrantëve në Gjermani, të cilët duan t’i frenojnë bashkimet familjare. Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit. GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar “parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar”.

Përmbajtja e vendimit:
– Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.
– Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.
– Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si “të mitur” edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.
– Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t’u ribashkuar me familjet e tyre nuk “kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare”.
Sigal