BE “hap qesen”, jep 3.5 milionë euro për konsolidimin e strukturave të pushtetit vendor

566
Sigal

Një fond prej
3.5 milionë eurosh shkon për reformën administrative-territoriale. Shuma është
kontribut i Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Star-2” si pjesë e
zgjerimit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua
nga z.Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian
në Shqipëri dhe Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri. Ky
financim do të shërbejë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe
administrative të njësive të qeverisjes vendore, rritjen e cilësisë së ofrimit
të shërbimeve vendore dhe qeverisjes së mirë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve
në vendimmarrje. Ndërhyrjet e “Star-2” do të kontribuojnë edhe në objektivin strategjik 
të Shqipërisë atë të përparimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin
Evropian. “Autoritetet lokale
dhe rajonale janë vital për jetën demokratike të Bashkimit Evropian dhe aktorë
kyç në konceptimin dhe implementimin e politikave të përbashkëta evropiane.
Pritshmëria jonë është që ky kontribut i BE  të rezultojë me përmirësim të
cilësisë së demokracisë vendore dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe
bizneset”,
tha Engström, në emër të Delegacionit të Bashkimit
Evropian. Brian Ëilliams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nënvizoi
se “Ky është kontributi i fundit për këtë vit që do të thotë se të gjithë
partnerët kanë kontribuar fondet e tyre. Jemi shumë të kënaqur që Bashkimi
Evropian i është bashkuar “Star-2” dhe mendojmë se është një “votë” besimi për
këtë projekt dhe për këtë reformë”.