Bashkimi Europian, mbështetje për administratën publike shqiptare, shpallen 5 fituesit e kursit intensive në Paris.

562
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministrja Gjosha: Bashkëpunimi rajonal
jo vetëm në nivel politik, por përmes kapaciteteve njerëzore

Vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë në
funksion të axhendës europiane

 

Pesë nënpunës
civilë të motivuar, pjesë e administratës publike shqiptare, do të nisen javën
e ardhshme për në Paris për të filluar një kurs intensiv tre javor, të ofruar
nga Shkolla e Administrimit Publik, në Fakultetin e Shkencave Politike të
Parisit. Pasi kanë kaluar me sukses testimin, ata do të bëhen pjesë e këtij
kursi, në kuadër të “Skemës Europiane për profesionistët e rinj të Ballkanit
Perëndimor”.

Ministrja e
Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë sot në ceremoninë e
organizuar në Ministrinë e Integrimit Europian, me qëllim përgëzimin e fituesve
dhe inkurajimin e nismave të tilla që forcojnë kapacitetet e administratës
publike, si një nga prioritetet kryesore që i janë lënë Shqipërisë për të
avancuar me axhendën  europiane. I
pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Delegacionit Europian, z. Yngve
Engstrom dhe Drejtoresha e British Council, znj. Aida Berxholi.

“Ky projekt përputhet
me axhendën e ndërlidhjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor si një nga
angazhimet kryesore të Procesit të Berlinit. Bashkëpunimi rajonal nuk duhet të
bëhet vetëm në nivel politik, por përmes kapaciteteve tona njerëzore. Ndaj unë
ju uroj shumë suksese dhe jam e bindur që kjo nisëm do të ndihmojë në forcimin
e mëtejshëm të administratës publike, si një nga prioritetet më madhore për
axhendën tonë europiane”, tha Ministrja Gjosha.

Skema Europiane
për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor është një instrument i
Komisionit Europian, i cili ka si qëllim të motivojë dhe inkurajojë nëpunësit e
rinj të administratës publike në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
(Shqipëria, Bosnje – Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia). Një
tjetër qëllim i rëndësishëm i kësaj skeme është forcimi i bashkëpunimit rajonal
në aspektin administrativ.