Bashkim Ahmetin: Kush jeton në fshat, bën gabim që nuk merret me blegtori

743
Sigal

PORTRET/ Një respekt për Bashkim Ahmetin, edhe kur doli në pension tha se, “specialisti duhet larg politikës”

Bashkimi doli në pension. Por ka një peng. Rezultatet e larta detyruan Lufter Xhuvelin ta kërkonte pedagog, por biografia nuk e la…pengu i doktor Bashkimit, që vet pamja e tij sjell mirësinë, por edhe merakun e jetës, pavarësisht suksesit, doli në pension! Por, Ai, profesori siç i thonë në botën akademike veterinare, nuk e pranon që ka dal në pension. Ka filozofinë se po ke fuqi, duhet të punosh. Bashkim Ahmeti, doli në pension, por kush qe Bashkimi, që i dha shumë gjëra shkencës së veterinarisë? Një specialist që ja kanë zilinë, por zilia shoqërohet edhe me prapaskena, por përsëri intelektuali Bashkim Ahmeti, ka mundur t’i përballojë me fuqinë e inteligjencës. Dhe vjen një ditë… Me lot, me dhimbje, me kënaqësinë se puna të dha atë ç’ka t’i i dhe me dashurinë e profesionit. Por, prapë, një dhimbje. Sepse askush nuk e pranon pensionin.

Kush është Bashkim Ahmeti

E bëjmë këtë shkrim, të nderuar lexues, për Bashkim Ahmetin, se vërtet  siç ka emrin, ashtu edhe ka punuar. Bashkimi doli në pension. Le të themi dy fjalë për të. Besoj, i nderuar lexues, do t’i pranoni. Ja, po i them: Bashkim Pëllumb Ahmeti, lindi në fshatin Vergo të Delvinës më 24 mars 1948. Pas arsimit të detyrueshëm në fshatin e lindjes, Vergo shkon në shkollën e mesme profesionale për veterinari në Shkodër. Del me nota 10-ta! Por biografia? Kthehet në fshatin e tij, Vergo si veteriner i mesëm, por i survejuar. Punon dhe vetëm punon… jep rezultate. Por kjo nuk kaloi pa rënë në sy të partisë. E them, -thotë Bashkimi: Vlerësimi i punës sime ndryshoi jetën time dhe më pas të familjes. Dhe ishte Ilvo Haxhi, sekretarja e byrosë së partisë, ajo që më dërgoi në shkollë të lartë dhe kjo ndodhi edhe pas kryerjes së shërbimit ushtarak. E gjithë përgatitja ime si veterinar i mesëm, u praktikua tek rritja e rezultateve në prodhim. Vajta në shkollë të lartë. I ndritë shpirti Ilvo Haxhi që më dhanë shkollë. Se isha djalë ballisti dhe Rëzoma qe qendër e Ballit, por Ilvo më dërgoi në shkollë. Këto kujtime, Bashkim Ahmeti, i jep me nostalgjinë që shoqëron të gjithë, sidomos kur jetës i merr frytin, pra pensionin. Bashkim Ahmeti, një figurë e nderuar e veterinaries shqiptare, ku pas mbarimet të studimeve universitare, ku dëftesa e tij njeh vetëm 10-ta, përveç fizkulturës me 9, ai emërohet përsëri në fshatin e tij, Vergo. Njohuritë e tij universitare, në praktikim, shumë shpejtë japin rezultatet produktivë në prodhimin blegtoral, si ekonomia kryesore me këtë drejtim në rrethin e Sarandës. Studenti i 10-ve, jep rezultatet e tij në një mirënjohje të sekretares së partisë nga Tatzati që e dërgoi në shkollën e lartë dhe nuk pyeti për barrierat politike. Rriten rendimentet në sektorin e blegtorisë që drejton Bashkimi dhe kjo me një shifër kolosale për kohën, që ekonominë e kooperativës së Vergoit, me mbi 45% të të ardhurave e mbulonte sektori i blegtorisë, ku përgjegjës qe Bashkimi dhe sekretarja e partisë që e dërgoi në shkollën e lartë, ishte krenare për këtë kuadër. Bashkimi arriti shkallët më të larta në rezultate dhe karrierë në kooperativën e Vergoit. Por në zemër kish një peng…politikën….Por nuk u ligështua, por edhe nuk e deshi. Në bisedë na thotë se e kërkuan edhe për kandidat deputet në zgjedhjet e vitit 1990 nga Fronti Demokratik, por nuk e pranoi. Kur e pyesim pse? Ai pranon të thotë se “duhet të njihni biografinë e Pëllumb Ahmetit dhe më tej mendoni se mbijetesa ka qenë për mua, thjeshtë një praktikë e filozofisë së babait tim dhe respektit për Ilvon, që nuk pyeti për politikë, por pa aftësitë e mia, pas shkollës së mesme, e më dërgoi në shkollë, në universitet. Ka sot të tillë partiak? Mbase ka!” Bashkimi, doli në pension dhe ditë të bardha pastë, por ai thotë se puna e mban gjallë njeriun. “Jam veteriner dhe dashuria për jetën, është më e madhja. Më kanë kërkuar forca të ndryshme politike për t’u anëtarësuar, sidomos nga e djathta që kishte nevojë për intelektualë, por edhe e majta më ka kërkuar, por nuk mora pjesë në politikë. Bëra mire, a bëra keq, por them se mund të isha dikush. Tani dola në pension! Sot nuk punojnë, nuk punojnë fare”. Ne i themi doktor Bashkimit, urime e ditë të bardha! Por ai Punon pavarësisht se doli në pension, ka hapur farmaci veterinare. Ditë të Bardha Bashkim!