Bashkia Tiranë, Veliaj: Punë me tre turne për të bërë gati shkollat e kopshtet

479
“Objektet arsimore do të jenë gati për të pritur fëmijët në shtator dhe për këtë do të punohet me tre turne”- ka qënë ky apeli dhe urdhri që kryetari i Bashkisë Veliaj i ka bërë kontrakotrëve në mënyrë që të përfundojnë rokonstruksionin eshkollave kopshteve e çerdheve brenda afatit.
Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e kopshtit nr. 24, Veliaj, u shpreh se çdo institucion arsimor do të jetë gati për të pritur më të vegjlit e qytetit, me cilësinë dhe dinjitetin që duhet të ofrojnë objektet publike në qytet.
“Dua t’u bëj një apel të gjithë kontraktorëve tanë, që ashtu siç bisedova edhe me sipërmarrësin që po rikonstrukton kopshtin nr. 24, brenda datës 28 gusht të përfundojnë punimet në të gjitha objektet arsimore”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se për kopshtet puna ka nisur dhe mbetet veçse të përshpejtohen, për të kapur në kohë fillimin e sezonit të ri.
Krahas problematikës me kopshtet, kryebashkiaku Veliaj preku edhe situatën dramatike me çerdhet, ku biznese apo individë të ndryshëm po i bashkohen nismës “Adopto 1 çerdhe” për të tejkaluar këtë emergjencë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se prej borxhit 28 milion euro që u trashëgua nga bashkia e kaluar është krijuar një situatë e vështirë me çerdhet, duke lënë jashtë financimit 31 prej këtyre objekteve.
“Më vjen mirë që apelit tonë, sipërmarrësit u janë përgjigjur duke adoptuar rreth gjysmën e çerdheve dhe angazhohen vullnetarisht për ta adoptuar dhe siguruar që lyhet, suvatohet, pastrohet, pra të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor”, deklaroi Veliaj. Ai falenderoi të gjithë ata dhe që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe u kërkoi një pjesë të mirë të bizneseve të Tiranës se ka edhe një javë kohë për të kapur afatin që të gjitha çerdhet e qytetit të jenë në një gjendje dinjitoze për të pritur banorët e vegjël.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar edhe administratorin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia. 
Sigal