Bashkia Tiranë padit Veliajn e komisariatin 3: Po ndërton pa leje

470
Sigal

TIRANE – Bashkia e Tiranës paditi këtë të mërkurë në Prokurori ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, me pretendimin sipas tyre se po ndërton pa leje në qendër të Tiranës. Po ashtu, kallëzim është depozituar edhe për punonjësit e komisariatit numër 3 në kryeqytet, pasi sipas Bashkisë kanë ndaluar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të bllokojë ndërtimin që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale.
 
Një ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se autoritete bashkisë kanë kërkuar dokumentacionin përkatës, por punëtorët e kantierit sipas tij, kanë refuzuar të japin informacion.
 
Zyra e shtypit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e kontaktuar nga media sqaroi se nuk bëhet fjalë për ndertim pa leje, por rikonstruktim në një hapësirë shtetërore për ta shndërruar në një Qendër Rinore.
 
Ndërtesa në fjalë ndodhet pranë Sheshit Skëndërbej në hyrjen e rrugës së kavajas dhe më parë ishte dhënë me qera për një aktivitet privat.