Bashkia nis punimet, Shoqëria Civile protestë te Parku

517
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e Këndit të Lojërave në Parkun e Liqenit. Fotot e publikuara në faqen e Facebook “Qytetarët për Parkun” tregojnë punimet që po kryhen në kantierin e rrethuar dhe ku është protestuar ditët e fundit nga qytetarët. Në mënyrë urgjente, përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë njoftuar për thërritjen e një proteste në 17:30. “Bashkia po punon me ritme të shpejta. “Parku” i lojërave të pushtetit që nuk pyet askënd, po betonizon mushkërinë e kancerizuar të Tiranës. Nga një informacion që sapo na erdhi, sot gjatë gjithe dites do jene ne pune 30 betoniere qe do perdoren per betonizimin e Parkut. Duhet të mblidhemi urgjentisht te Parku”, thuhet në thirrjen e Shoqërisë Civile për protestën te Liqeni.
Sigal