Bashkia Mat jep për me qira 15 vite, 7597 metër të Këndit të Lojërave, me 10 lekë/ m2 në muaj

573
Këshilli Bashkiak, ka miratuar propozimin e kryebashkiakut, duke dhënë 1 metër park public, me çmim sa “1 dorë fara”

BASHKIA MAT 
NJOFTIM PËR BOTIM 
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Mat dhe Vendimit Nr. 78,datë 13.12.2016, të Këshillit Bashkiak Mat, të konfirmuar nga Prefektura Dibër me shkresën nr. 1248/1 prot. datë 27.12.2016. 
NJOFTON: 
1. Fillimin e procedurave për dhënien me Enfiteoz, me konkurrim të pasurisë: “Kompleksi i Lodrave” Burrel, njësi në Pronësi të Bashkisë Mat. 
2. Dhënia me Enfiteoz e pasurisë bëhet me qëllimin: “Kompleks lodrash” për argëtimin e fëmijëve, si dhe për zhvillimin e një sere aktivitetesh social kulturore dhe sportive me karakter kreativ. 
3. Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit është: 
4. Sipërfaqe nën ndërtesë: 531 m2 x 50 Lekë/muaj 
5. Sipërfaqe në rrugë, trotuare, sheshe dhe e gjelbëruar: 4639 m2 x 10 lek/muaj 
6. Sipërfaqe terrene sportive, kalçeto, pistë makinash, treni elektrik, makina elektrike: 2958 m2x10 Lekë/muaj 
7. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është: 15 (pesëmbëdhjetë) vjet. 
Urgjenca mjekësore kombëtare kërkon llogaritar të mesëm, nuk pranon financier me arsim të lartë

QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE 
Njoftim për vende të lira pune 
Në zbatim të V.K.M nr. 933, datë 29.12.2014 “Për miratimin e strukturës organizative të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore’’, të ndryshuar me VKM nr. 250, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpall vend vakant në pozicion: 
Llogaritar i Mesëm 
Koordinator Logjistike
Arkivist 
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.03.2017, pranë QKUM-së, dosjen për vendin vakant me dokumentet e mëposhtme: 
• Kërkesë për aplikim 
• CV 
• Diplomë e shkollës së mesme si dhe Certifikatë, dëshmi, kualifikimi 
• Fotokopje e kartës së identitetit 
• Dëshmi të kurseve të trajnimit apo kualifikime të tjera nëse ka 
Shëndeti Publik në Malësi të Madhe, punëson dezinfektues me shkollë të mesme, por mund të jetë edhe me arsim të lartë
DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK MALËSI E MADHE 
Shpallje vend i lirë pune 
Drejtoria e Shëndetit Publik M. Madhe bazuar ne Urdhrin e Ministrit te Shëndetësisë nr.511 datë 13.12.2011 “Për kriteret e punësimit ne shërbimin shëndetësor publik “, dhe VKM nr.176 datë 29.03.2006 “Për botimin e buletinit të njoftimeve publike “, shpall konkurrim për vend të lirë pune në pozicionin: 
DEZINFEKTOR
• Të ketë mbaruar shkollën e mesme ( ose te larte) 
• Të ketë eksperiencë pune 
• Të zotërojë aftësi te mira drejtuese dhe komunikuese të punojë në grup 
• Të mos jetë në ndjekje penale

Vazhdon loja e pazareve me anulimin e tenderëve
BASHKIA PATOS 
Autoriteti Kontraktor “Bashkia Patos”, njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekt “Rikonstruksion i rrugës Grizë”, Patos”, zhvilluar më date 06/01/2017 ora 11:00, anulohet, për arsye se asnjë nga operatoret pjesëmarrës nuk është kualifikuar nga ana e KVO-se për vazhdimin e procedurës dhe lidhjes së kontratës. 
DRRMSH PUKË 

NJOFTIM DËSHTIM ANKANDI 
Deri ne afatin e fundit të përcaktuar për hapjen e ofertave , në ankandin me nr.ref 5A/2017, parashikuar për t’u zhvilluar me datë 15/02/2017, ora 10:30, publikimi i të cilit është bërë në Buletinin e Njoftimeve Publike nr.3 datë 23/01/2017 (faqe 601-602), nuk pati asnjë ofertues. Në mbështetje e për zbatim të Ligjit nr.9874, datë 14/02/2008, “Për rregullat e ankandit publik” ,dhe pikës 6/a, të Kreut VI, te “Kushte të përgjithshme për zbatim”, të VKM–së nr 1719 datë 17/12/2008, “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, që të vazhdojë procesi i përzgjedhjes së fituesit në të vijim të procedurës së hapur, duhet të paktën 1(një) oferte e vlefshme. Në këtë rast nuk kemi asnjë ofertues për vijimësinë e procedurave, shkak i cili çon në dështimin e këtij ankandi. Kjo procedurë do të përsëritet nga DRRMSH Pukë.

SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT, FAF SH.A 
NJOFTIMI ANULIMI 
1. Autoriteti shitës: SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT, FAF sh.a 
Adresa: Rruga “Dervish Hima”, Vila Nr.4, Tiranë. Numër telefoni: 04 2226027 
2. Lloji i procedurës së ankandit:”Ankand i Hapur ” 
3. Objekti i ankandit; Apartament banimi me sipërfaqe 62 (Gjashtëdhjetë e dy) m2 me adresë Përmet – Këlcyrë. 
4. Vlera fillestare e ankandit:534.000 (Pesëqind e tridhjetë e katërmijë) lekë. 
5. Data e zhvillimit të ankandit:13/02/2017 ora 1400 
6. Afati i fundit për hapjen e ofertave: 13/02/2017 ora 1400 
7. Arsyet e anulimit: Mungesa e konkurrencës si rezultat i mosparaqitjes të asnjë oferte deri në afatin e fundit të pranimit të ofertave.
Sigal