Bashkia Malësi e Madhe/31 tenderë në të njëjtën ditë e orë, të 31 të anuluar!

542
Përparim HALILI
Çudirat me tenderët kalojnë edhe çmendurinë! Duke shfletuar “Buletinin e Prokurimit Publik” Nr. 19, datë 15 Maj 2017, konstatuam një fakt skandaloz në lidhje me zhvillimin e një “lumi” tenderësh të zhvilluar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Kjo “çudi” ka ndodhur në Bashkinë, Malësi e Madhe. Çfarë ka ndodhur? Nuk është sajesë, por është fakt konkret, i publikuar zyrtarisht në Buletinin e APP, që brenda një dite, në të njëjtën orë dhe vetëm brenda 30 minutash, Komisioni Vlerësimit të Ofertave (KVO) të kësaj bashkie, kishte caktuar të zhvillonte 31 procedura prokurimi me fondet publike, për shërbime ndaj institucioneve shtetërore. Mirëpo, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) të kësaj bashkie, i ka “zhvilluar” këto 31 procedura prokurimi (tenderë) brenda 31 minutash, pra nga 1 minutë kohë për secilin tender, duke i anulaur të gjithë për të njëjtin shkak: Nuk janë paraqitur ofertuesit të cilët kishin paraqitur ofertat! Mund të quhet logjik shkaku i anulimit, por është anormal caktimi i datës dhe orës së këtyre 31 tenderëve, në të njëjtën ditë dhe orë: data 5 maj, ora 10.00! Tenderi ka vetëm një objekt, por bashkiak, siç duket për të kënaqur shumë subjekte private e ka copëzuar këtë tender në 31 pjesë (LOTE), duke e organizuar secilin “LOT” si procedurë prokurimi (tender) të veçantë. “Çudia” që ka ndodhur në zyrat e tenderëve të kësaj bashkie, qëndron në faktin se janë anuluar të 31 tenderët e organizuar. Nuk e dimë se sa komisione tenderësh ka bashkia Malësi e madhe, por sipas datës dhe orës së caktuar, rezulton se duhet të ketë nga një komision për çdo tender, pasi ndryshe nuk ka mundësi që të 31 tenderët të caktohen në një datë e orë!

QSUT, tender 780 milionë lekë, për të dhënat mjekësore 

– Vazhdojnë të zbatohen “porositë” që ka lënë “amanet” ish-ministri Ilir Beqja 
1. Procedura e prokurimit: e hapur, me mjete elektronike, mallra, Ref: 155/20.03.2017
2. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Sistemi i mbledhjes dhe raportimit të informacionit shëndetësor të regjistrave mjekësore”. 
3. Fondi limit në total: 65,925,000 (gjashtëdhjetë e pesë milion e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) Lekë pa TVSH nga buxheti i shtetit 
4. Data e zhvillimit të tenderit: 14.04.2017 
Kohëzgjatja e kontratës: Brenda 4 muajve nga data e lidhjes së kontratës (Implementimi, trajnimi dhe marrja në dorëzim). 
5. SLA: 4 vjet. (Zhvillohet në zbatim të VKM-së Nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit” fillon menjëherë nga momenti i marrjes në dorëzim nga porositësi të pajisjes hardware, të aplikacionit, licencës, sipas Udhëzimit Nr. 4099 datë 03.11.2014 të Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike) 
Sigal