Bashkia Këlcyrë që bllokoi urën, vepër arti të firmës “Uji Trebeshina”, nis betonizimin e urave mbi Vjosë!

1288
Përparim HALILI
“Agai” i Rezervave të Shtetit, shet ushqime të sekuestruara me 40% të çmimit të tregut dhe i blen për emergjencat me 120% të çmimit
Tenderët me punët, shërbimet dhe blerjet me fondet publike, që bëhen nga ministritë, bashkitë, prefekturat, drejtoritë dhe agjencitë e shumta në arsim, shëndetësi, kulturë, ekonomi, polici, ushtri e në të gjithë sektorët, janë një histori dhe përvojë çudirash që kanë simbol: Hajdutërinë me shkelje të hapura të ligjit dhe absurditetet deri në çmenduri, aq sa të krijohet përshtypja se jemi një shtet me administratë “xhungël”, ku punët nuk kanë zot, por kanë zotër që komandojnë, shpërfillin, abuzojnë e përfitojnë duke shtuar pasuri prej “sheikësh” me firma e vula që hedhin mbi letra tenderësh fiktivë. Absurdet shkojnë deri tek “mendja e ndritur” e pushtetarëve lokalë e qendrorë. Një rast i tillë është tenderi investimeve që ka bërë Bashkia e Këlcyrës në rrethin e Përmetit, me objekt betonizimin e këmbëve të urave mbi lumin Vjosë! Nuk e dimë nëse ky proces betonizimi do të përfshijë edhe urën e Grykës së Këlcyrës, por dimë faktin, që vetëm 10 ditë më parë kjo bashki nuk dha leje për të ndërtuar dy këmbë betoni të një ure piktoreske prej firmës “Trebeshina”, duke alarmuar edhe shtetin, i cili shkriu gjithë komisariatin e policisë së Përmetit, për “indiferencë përballë betonizimit të rrjedhës së lumit të Vjosës” në Grykën e Këlcyrës, me akuzën “lejimi shkatërrimit të mjedisit”! Vetëm 1 javë pas bllokimit të urës funksionale ekonomike e vepër arti të projektuar dhe nisur prej firmës së Ujit “Trebeshina” mbi lumin Vjosë, Bashkia e Këlcyrës nis betonizimin e bazamenteve dhe këmbëve të urave mbi lumin Vjosë! Nëse “lukunia” e babëzitur dhe e mbetur pa “ushqim” që iu vërsul investimit të firmës “Uji Trebeshina”, për urën vepër arti moderne që do të ndërtonte në biznesin e tij në Grykën e Këlcyrës, ka ndonjë shpjegim për këtë absurd, le të dalë e të mbajë leksione mjedisore edhe pse nuk jeton në atë mjedis! Ajo që mbetet është skandali shtetëror, që nisur prej zëri të “kukuvajkave”, sulmon e bllokon bizneset dhe favorizon klientë e gjobaxhinj, të “stërvitur” për të zhvatur bizneset që respektojnë ligjet, që shtojnë vendet e punës dhe ndikojnë në rritjen e prodhimit kombëtar! 

Ja njoftimi zyrtar

BASHKIA KËLCYRË 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Këlcyrë 
2. Adresa Sheshi “Musa FRATARI”, e-mail [email protected], faqja në Internet www”.app.gov.al 
3. Lloji i procedurës: E hapur 
4. Objekti i kontratës: “Shtrimi i pjesëve të vështira të rrugëve rurale dhe përmirësimi i këmbëve të urave me beton”| 
5. Fondi limit: 14 166 666(katërmbëdhjetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind gjashtëdhjetë e gjashtë)lekë pa t.v.sh 
6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë “lotet” opsionet dhe nënkontraktimin): 14 985 891(katërmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e një) lekë me TVSH

Sigal