Bashkia Gjirokastër: Zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar. Hiqni bazën materiale

1242
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami ka kërkuar sot nga KQZ, Ministria e Brendshme dhe nga kryeministria, që të marrin masa për zbatimin e dekretit të Presidentit Ilri Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kërkesa drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve nga ambientet publike. Gjithashtu kërkohet edhe heqja e listës së zgjedhësve, e cila është afishuar në zonat kryesore të Bashkisë.

Kërkesa

Lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.78 pranë Pallatit të Sportit Gjirokastër. Heqjen e listave përfundimtare të publikuara dhe afishuara në institucionet arsimore, ( çerdhe-kopshte-shkolla) të cilat janë në pronësi të Bashkisë.