Bashkia feston “allaturka” Vitin e Ri

609
Paradokset me përmbajtje të plota e të hapura skandalesh me fondet publike, më saktë më taksat e qytetarëve nuk po ndalen, përkundrazi po shtohen në numër, në përmasa e shpërfillje të madhe dhe të dukshme ndaj ligjit e komunitetit. Një tender i tillë, sa abuziv aq edhe qesharak është konstatuar në një nga institucionet e pushtetit lokal në qytetin e Kukësit, me një shpenzim shërbimi publik për komunitetin, i cili detyrimisht duhej bërë si procedurë financiare në vitin 2015, por sipas letrave që janë publikuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, po bëhet në mes të janarit 2016. tenderi i Kukësit, ka lidhje me faktin që 90% e tenderëve të cilët bëhen nga institucionet shtetërore, janë kthyer në një proces që nuk njohin as zbatim ligj e as zbatim afatesh kohore të kryerjes së punëve që tenderohen. Për shtetarë, ministra, drejtorë, zyrtarë, juristë, drejtues të pushtetit lokalë e komisionerë tenderësh, nuk ka rëndësi procedura dhe koha e bërjes së tenderit, por vetëm harxhimi i fondeve të shtetit. Nëse kjo do ndodhte me ndonjë tender blerje fshesash, apo pajisje zyrash edhe mund të tolerohej, por në rastin e Kukësit, skandali ka ndodhur me afatin kohor të një tenderimi shërbimi publik, që patjetër duhej bërë më parë e jo më mbrapa. Skandali në shkeljen flagrante të ligjit të prokurimit publik, ka ndodhur këto ditë prej shefave të Bashkisë së Qytetit të Kukësit. Është fjala për tenderin e dekorimit të qytetit të Kukësit me rastin e Vitit të Ri 2016, shpenzim që kap vlerën e prokuruar 1 milionë e 250 mijë lekë të reja pa taksën 20% TVSH, së bashku me të cilën shkon në vlerën 1.5 milionë lekë të reja, ose 15 milionë lekë tender (siç quhet popullorçe). Me këto lekë, do të zbukurohej qyteti i Kukësit me pemë dekorative, me llamba ndriçuese e objekte të tjera. Nuk e dimë nëse Kukësi është zbukuruar për festat e fund-vitit 2015 e sidomos për Vitin e Ri, por dimë faktin që njoftohet e shpallet zyrtarisht prej Bashkisë së Kukësit, se kontrata për blerjen e materialeve zbukuruese të qytetit për festat e fund vitit që kanë nisur në datën 25 dhjetor 2015 është lidhur në datën 30 dhjetor 2015! Dhe “çudia” e këtij tenderi, qëndron në faktin skandaloz e qesharak, se ky njoftim për lidhje kontrate me firmën që do të blej materialet për zbukurimin e qytetit të Kukësit për festat e fund-vitit 2015 është bërë në datën 11 janar 2016, në faqen 94/264 në Buletinin e Prokurimeve Publike Nr. 1, datë 11 janar 2016. pra kontrata në zyrën e bashkisë është nënshkruar në datën 30 dhjetor. Në këtë datë, firma fituese, ka pasur të drejtën të nis veprimet për blerjen e materialeve zbukuruese. Festat e fund-vitit kanë nisur që në datën 25 dhjetor 2015. Festa e Vitit të Ri ka nisur në datën 31 dhjetor. Nuk e dimë se kur janë blerë materialet zbukuruese dhe se kur është bërë zbukurimi i qytetit, por dimë faktin që njoftimi zyrtar për lidhjen e kontratës është bërë në datën 11 janar 2016 dhe në këtë datë ka fuqi nisje e veprimeve për zbatimin e kontratës, njoftim ët cilit i mungon edhe përcaktimi se sa ditë e ka afatin zbatimi i kësaj kontrate, nga dita e nënshkrimit të saj. sipas njoftimit zyrtar të zbatimit të këtij tenderi, puna duhet të nis pas datës 11 janar. Siç duket, bashkia Kukës, nuk ka festuar Vitin e Ri tradicional të 31 dhjetorit 2015, por po feston Vitin e Ri Kinez, ose “Vitin e Ri Allaturka”, sipas kalendarit të vjetër turk, të ndërrimit të muajve. 
——————————————–
BASHKIA KUKËS 
Autoriteti Kontraktor: Bashkia Kukës Adresa: “Sheshi Skënderbej”, Lagj. Nr. 5, Kukës
Tel/Fax 024222373, Lloji i Procedurës së Prokurimit: “Kërkesë për Propozim” (Prokurim elektronik). 
Objekti i Kontratës: “Blerje materiale për dekorin e festave të fund-vitit”. Fondi limit (nqs ka lote, i ndarë sipas loteve): 1.250.000 lekë-Pa TVSH (një milionë dyqind e pesëdhjetë mijë lekë). 
Vlera Totale e Kontratës: 988.700 lekë (dy milionë e pesëqind mijë)-Pa TVSH. 
Data e lidhjes së kontratës: 30.12.2015. 
Kontraktori/Adresa e tij: Operatori Ekonomik: “Nazmi Dida“, NIPT-i K37509245G Adresa: Lagjia Nr. 3, Rruga “Shqiponja”-Kukës.
Sigal