Bashkia Elbasan/Ja programi i festimeve për Ditën e Verës

544
Sigal

Që në antikitet, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj dhe jo vetëm në Elbasan tashmë. Për çdo vit Bashkia e Elbasanit programon festimet e kësaj feste tradicionale elbasanase. Po, çfarë ka rezervuar sivjet bashkia Elbasan?

Programi për Festimet e Ditës së Verës

11.03.2015

Në datën 12 Mars ora 10.00 hapet Panairi tregtar në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”. Bizneset paraqesin produktet e tyre, ndërsa qytetarët njihen me tregun dhe risitë e tij.

13.03.2015

Ora 17.00 Koncerti festiv “Dita e Verës – Festë”, nga “Art Revolucion Dance” në teatrin “Skampa”.

Ora 19.00 Koncert i Madh Festiv në Sheshin “Gensher” i cili do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Ora 18:30-19:00 Krijimi i atmosferës para Koncertit. Në sfond do të vendoset Voice Over. Në koncertin e madh festiv të “Ditës së Verës” do të marrin pjesë këngëtarët:

1. Vox Palace

2. Valbona Halili

3. Valbona Mema

4. Irma Libohova

5. Xhavid Dedej

6. Hajredin Gjeta

7. Sinan Hoxha

8. Silva Gunbardhi

9. Dafi

10. Bes Kallaku (“Portokalli”)

11. Erjoni (“Portokalli”)

12. Xhensila Myrtezai

13. Grupi i Valleve

14. Cirku

15. Vëllezërit Zena

Por skenës nuk do t’i mungojnë edhe humoristët, vallet tradicionale të zonës si edhe grupi i cirkut me qëllimin e vetëm për t’i shtuar sa më shumë ngjyra Koncertit.

Fjalimi i kryetarit të Bashkisë, Z. Qazim Sejdini.

Ndezja e Fishekzjarreve

14 MARS 2015

Ora 09.00-10.00 Parakalimi tradicional i Karnavaleve të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Ora 10.00-12.00 Koncerti në Sheshin “Gensher”

Koncerti i Datës 14 Mars 2015, ku do të marrin pjesë këngëtarët finalistë të “The Voice of Albania 2014 & Revoltklan”:

1. Semi Jaupaj

2. Olsa Ballguri

3. Alsaidon Zaimaj

4. RevoltKlan

5. Grupi i korit

Ora 12:00 – Mbyllja e koncertit.