Bashkia e Vlorës, dëgjesë publike për buxhetin

564
Buxheti i destinuar për bashkinë Vlorë për vitin 2016 ka nisur që të diskutohet me komunitetin.
Për të qenë sa më transparent me publikun, Bashkia ka vendosur që zë për zë ai të diskutohet në dëgjesa publike, me qëllim që qytetarët të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zbatimin e tij.
Kryetari i bashkisë së Vlorës ka prezantuar publikisht buxhetin i cili pritet të miratohet brenda janarit në Këshillin Bashkiak. 
Këtë vit duket se i është kushtuar vëmendje e veçantë investimeve në infrastrukturë, çka zë edhe përqindjen më të lartë të investimeve.
Buxheti për vitin 2016 është parashikuar të ketë shifrën e 1.5 miliard lekë nga të cilat 300 mln lek do të investohen në infrastrukturë.
Administrata e bashkisë i ka kushtuar vëmendje dhe prioriteteve të ish komunave, ku pritet që gjatë këtij viti të ndërhyhet në rikonstruksione zyrash, qendrash shëndetesore, shkolla, kanalizime dhe sisteme vaditje.
Sigal