Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin e lënies së rrugëve gjysmë të shkatërruara

536
Shumë rrugë në kryeqytet, të cilat janë marrë në dorëzim nga Bashkia e Tiranës, duket se janë lënë në mes, duke mos përfunduar plotësisht. Fokusi i bashkisë ka qenë në qendrën e kryeqytetit, duke harruar për një moment se ka dhe rrugë në periferi që kërkojnë ndërhyrjen para sezonit të dimrit, për të evituar shkatërrimin total të tyre. Fokusimi i bashkisë vetëm në zonën e bllokut, ka bërë që shumë rrugë të prishura dhe shumë peseta të munguara të mos merren për bazë nga ana e kësaj bashkie. I tillë është rast i rrugës që të çon nga stadiumi “Dinamo” në drejtim të “Liqenit Artificial”, ku një rrugë me një gjatësi prej 400-500 metrash vazhdon të jetë ashtu siç ka qenë, duke u lënë përgjysmë nga projekti që ka qenë ekzistues. Rrugë e shtruar me çakëll dhe granil, një rrugë e cila të çon në drejtim të liqenit, rrugë ku dhe fluksi i njerëzve që i drejtohen këtij destinacioni është tepër i madh, për të mos folur për mjetet, të cilat dhe këto janë në numër të lartë. Po ashtu edhe rruga tjetër që gjendet poshtë rrugës që të çon në drejtim të Universitetit “Marin Barleti”, paraqitet në të njëjtën gjendje, me gropa, të cilat të japin përshtypjen se nuk gjendesh në kryeqytet, por ja që e ke gabim sepse faktikisht je në Tiranë, fare pak metra larg nga qendra. Edhe pse bashkia ka ndërmarrë masa për rregullimin e të gjitha rrugëve dhe pesetave, ende asgjë nuk është bërë në lidhje me rregullimin gjendjes së disa rrugëve që janë tepër të frekuentueshme nga kalimtarët, si rasti i kësaj rruge që të çon në drejtim të “Liqenit Artificial”. Për të cilën bashkia ende nuk është interesuar, duke e lënë të jetë në të njëjtën gjendje.
Sigal