Bashkia e Tiranës: “Qytetarët të mos ndërmarrin iniciativa të kundraligjshme!”

193

 Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë anësore të një pallati 7-katësh  në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5.   Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.  Ndërkohë, Inspektorati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës.