Bashkia e Tiranës lajmëron nisjen e javës së solidaritetit dhe ‘Tirana dhuron’

513
Bashkia e Tiranës ka nisur sot javën e solidaritetit me aktivitete të shumta sensibilizuese. Me 18 tetor do të rikthehet “dita pa makina” për të reduktuar ndotjen e lartë në kryeqytet, ndërsa një ditë më pas do të kremtohet 12 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës. Bashkia apelon qytetarët që në këto ditë të ecin në gjurmët e bamirëses shqiptare dhe të tregojnë humanizëm duke dhuruar për njerëzit në nevojë apo të shpenzojnë pak orë në shtëpinë e fëmijës.

Arbjan Mazniku: “19 tetori është dita e lumturimit të Nënë Terezës dhe një ditë të tillë Bashkia e Tiranës mendon se mënyra më e mirë për ta përkujtuar është përmes një nisme të gjithë qytetarëve të Tiranës për të kontribuar dhe ndihmuar për të ndihmuar dikë tjetëNënë Tereza ishte modeli i një qytetareje, e cila ia kushtoi gjithë jetën ndihmës ndaj të tjerëve, ndaj mënyra më e mirë që ne si qytetarë të Tiranës mund ta përkujtojmë këtë ditë është duke ndihmuar dikë që është në nevojë”. Bashkia ka parashikuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera, të cilat synojnë rritjen e kontributit të qytetarëve që mund të dhurojnë diçka të nevojshme për shtresat në nevojë.
Sigal