Bashkia e Tiranës: Deri në fundvit, do përdoren 250 mln qese më pak

510
Përdorimi i qeseve miqësore me mjedisin, që janë ato me material të riciklueshëm pritet të nxjerrin nga qarkullimi 250 mln qese plastike.
Bashkia e Tiranës vijon bashkë me vullnetarët dhe grupet e interesit të informojë më shumë qytetarët për rëndësinë e përdorimit të çantave ekologjike ose mbajtëse prej letre.
Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, shprehet optimiste se deri në fund të vitit rezultatet do të jenë pozitive.
“Kemi arritur në një rezultat 45% minimumi dhe 75% maksimumi. Një mesatare e reduktimit 60% të qeseve plastike. Kemi bërë një llogaritje dhe për periudhën prill-dhjetor 2017 në Tiranë të përdoren 250 mln qese më pak”, thekson Mile për Ora News.
Ndërkohë vijon bashkëpunimi me bizneset për nënshkrimin e marrëveshjeve për përdorimin e sa më shume qeseve me materiale të riciklueshme. Bashkëpunim më të fortë Bashkia po kërkon me pastiçeritë dhe furrat e bukës.
Nisma për reduktimin e qeseve plastike ka nisur një vit më parë dhe ka si qëllim të mbrojë mjedisin dhe të reduktohen materiale të cilat janë jo miqësore më të. Në këtë mënyrë, Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan që i bashkohet nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete apo supermarkete. 
Sigal