Bashkia e Tepelenës, asfalton pas 250 vitesh rrugën e ndërtuar nga Ali Pasha

836
Arjan ZADRIMA
Revanshi për të përfituar nëpërmjet tenderëve me fondet publike, abuzim që nuk ndalet prej 25 vitesh
Investimet që po bëhen prej Bashkisë së Tepelenës në 5 vitet e fundit, kanë prekur dje edhe asfaltimin e një rruge rurale prej çakëlli, të ndërtuar 2 shekuj e gjysmë më parë e cila gjendet në territorin e kësaj bashkie. Behet fjalë, për rrugën Dragot-Pasarela e Beçishtit, hapur prej Ali Pashë Tepelenës, me të cilën ai lidhi zonën e Përmetit, me zonën e Tepelenës, nëpërmjet një pasarele druri e kavosh çeliku mbi 10 metër të gjatë që kishte pikëlidhjen me Tepelenën në ‘themelet” e Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, rrugë e cila ndër vite u zgjerua, sa për të kaluar karrocat e më pas traktorët dhe makinat e rralla të zonës, por që deri në ditët e sotme nuk u asfaltua, edhe pse është 3.7 kilometër e gjatë! Por 250 vjet nga hapja e kësaj rruge dhe afro 90 vjet nga zgjerimi i saj, Bashkia e Tepelenës, ka vendosur ta asfaltojë, duke shpallur publikisht tenderin për hartimin e projekt-preventivit të saj 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Tepelenë 
Adresa “Sheshi Lord Bajron” Qyteti Tepelenë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: KERKESE PER PROPOZIM 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Hartimi i projekt preventivit përfundimtar te zbatimit të objektit “ Sistemim Asfaltim rruga Dragot-Pasarele (loti 1) ” 
4. Fondi limit: 2 .063.527 (dy milionë e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesëqind e njëzet e shtatë ) lekë pa tvsh . 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 7 ditë 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 
Data: 09/02/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 10:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 
Data: 09/02/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 10:00 
————————————-
Qendra Kombëtare e urgjencës mjekësore, tender 20 milionë lekë… pa objekt !
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore Tiranë 
2. Adresa Rr Lord Bajron,Spitali Universitar i Traumës. Laprakë,Tiranë 
3. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë Për propozim 
4. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër_______________________ ?????!!!!! 
5. Fondi limit 2.000.000 leke (dy milionë lekë) 
6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: pas lidhjes se kontratës deri 31.12.2017 
7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 13.02.2017 
8- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:13.02.2017 
Sigal