Bashkia e Sarandës, aksion konkret për lirimin e sipërfaqeve publike

520
Sigal

Kryebashkiaku Stefan Çipa: Do lirojmë të gjitha hapësirat e zëna, do kthejmë qytetin në identitet!

Bashkia e Sarandës e vendosur në zbatimin e projektit të saj për zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, duke ndërmarrë aksione konkrete për lirimi rehabilitimin e hapësirave të zaptuara nga bizneset për aktivitet privat dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në funksion të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që frekuentojnë këtë qytet. “Ky aksion ka përfshirë administratën e bashkisë, Inspektoratin e Ndërtimit, institucionet lokale si dhe faktorë të tjerë të komunitetit, nën drejtimin e Kryebashkiakut Stefan Çipa. Në sajë të punës së bërë deri tani, janë liruar disa hapësira publike, e njëkohësisht, po bëhet rehabilitimi funksional i tyre. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim, duke qenë një nga objektivat e punës sonë”,- shtojnë burimet zyrtare të bashkisë.

AKSIONI

Aksioni, fillimisht ka nisur në mjediset e shëtitores kryesore të
qytetit, asaj buzë detit, nga porti detar  e deri tek hotel ”Grandi”. Sipas Kryebashkiakut Stefan Çipa, është hap i parë i zbatimit të projektit të zgjerimit të shëtitores, dhe kjo me lirimin e
hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private në interes të tyre. Ato do të kthehen në shërbim të qytetarit si hapësira të gjelbra dhe lulishte, se janë prone publike dhe i takojnë qytetarit.
Kjo punë ka ditë që ka nisur dhe po vijon, pavarësisht
kundërshtive dhe pengesave që ndeshin punonjësit e bashkisë në zbatim të detyrës. Më tej Kryebashkiaku Çipa shton se, paraprakisht “është përgatitur projekti që këto sipërfaqe që do të lirohen, të kthehen në vende relaksi, në vende funksionale, gjë për të cilën janë caktuar edhe fondet, edhe forcat që do të realizojnë këtë punë”.

SYNIMI

Burime të bashkisë thonë se lirimi i hapësirave publike, është pjesë e një aksioni që parashikon kthimin e bregdetit të Sarandës në identitet. Pra, do të prishen dhe një sërë objektet që janë pa lejë, ose janë në kundërshtim me planin urbanistik të qytetit.

“Pas hapësirave të zaptuara padrejtësisht, u vjen radha edhe kioskave dhe lokaleve që janë ngritur në këto mjedise. Për këtë. Një grup specialistët ka evidentuar në detaje situatën, në çdo objekt e në çdo hapësirë. Mbi këtë bazë janë përcaktuar edhe objektet që do të prishen. Për këtë qëllim, është marrë kontakt me pronarët e tyre, u është dërguar shkresa zyrtare konform kërkesave ligjore, gjë e cila paraprin ndërhyrjen e fadromave”- shtojnë burimet në bashki. Me punën e bërë deri tani, synimet e paracaktuar, duket se bashkia në këtë segment rikonstruktues të shëtitores së veçantë tradicionale të qytetit, është e pandalshme deri në përfundim të projektit, duke i shtuar bukurinë dhe zgjeruar frymëmarrjen qytetarit dhe qytetit. Siç na pohoi dhe Kryebashkiaku Çipa, objektiv i vendorëve është që në një kohë sa më të shkurtër tu kthehen qytetarëve sa më shumë hapësira të zëna, duke shpresuar e shprehur bindje, se dhe fluksi i turistëve, që këtë vit, do të ketë një rritje të dukshme.