Bashkia e Elbasanit sa një “kala”, por paguan “çeqe” miliona lekë për mbledhje… në hotele!

591
Janë disa institucione shtetërore me objekt shërbimet ndaj popullit, me drejtues të votuar nga populli, por që u shërbejnë “punëve” dhe bizneseve e interesave të tyre financiare, duke përdorur pushtetin “sulltanat” që kanë uzurpuar e instaluar me administratë nepotike, klienteliste, ortakërore e politike dhe me individë e grupe të “fortësh”! Këta drejtues nuk mendojnë e nuk punojnë për interesat e komunitetit, por për pasurimin e tyre deri në “soj e sorollop”, duke tjetërsuar në zyra, orendi, mobilje e pajisje luksi zyrash, piknikësh, shpërblimesh, dietash, makinash e shpenzimesh të tjera milionat e mbledhura nga taksat lokale, nga qiratë e pasurive pronë e bashkive, nga gjobat dhe nga fondet publike të akorduara nga buxheti i shtetit për infrastrukturë, shërbime sociale, ekonomike, kulturore, arsimore, sportive etj., të detyrueshme për t’u shpenzuar vetëm për shërbime ndaj komunitetit dhe zhvillimit të zonave.

 Bashkia e Elbasanit është “model”, duke bërë një “shpikje” të re për të tjetërsuar fondet publike, në pasuri personale, por me “letra të qepura në rregull”. E kemi fjalën për skandalin me përmbajtje aferë e hapur korruptive e paramenduar dhe e realizuar nëpërmjet pagesave në miliona lekë, që kjo bashki bënë për mbledhje të cilat i zhvillon jashtë godinës së bashkisë! Çfarë ndodh konkretisht? Prej disa vitesh, por veçanërisht në 6 vitet e fundit, me “ide rilindëse” e me “porosi konfidenciale” të kryetarit e më pas me firmë të tij, mbledhjet e këshillit bashkiak të Elbasanit dhe shumë mbledhje rutinë të punës së përditshme të administratës së kësaj bashkie zhvillohen në mjedise private, sidomos në mjediset e Hotel-Turizmit! Gazeta “Telegraf”, do të publikoj gjithë ”çeqet” financiare që bashkia e Elbasanit i ka paguar në llogarinë Hotel Turizmit e të disa bizneseve të tjera që kanë lidhje familjare e administruese me pronarët e këtij hoteli, të bëra për mbledhjet e Këshillit e bashkiak, për mbledhjet e bashkisë, për pritje, për fjetje, për dreka e darka pune, për takime të tjera, që në “gjuhën” e financës së kësaj bashkie quhen “shpenzime për mbledhje e aktivitete”. Sa pagesa të tilla edhe me TVSH janë bërë prej bashkisë së Elbasanit, për llogari të këtij hoteli dhe bizneseve të tjera me pronar me lidhje “nepotike”? 

Sa është vlera? Përse mbledhjet e këshillit bashkiak bëhen në hotel e mjedise private dhe përse pikërisht në këtë hotel? A kanë lidhje me këtë hotel, ata që “orientojnë” e urdhërojnë bërjen e mbledhjeve atje? A ka ndonjë drejtues bashkie që ka lidhje me administratorin e këtij hoteli dhe çfarë lidhjesh ka? këto përgjigje do të jepen në vijim me fakte konkrete. “Çudia” qëndron në absurd-skandalin që mbledhjet e këshillit bashkiak, takimet dhe konsulta për projektet urbanistike, pritjet, mbledhjet e administratës së bashkisë, seminare, konferenca të ndryshme etj që mund të bëhen në brenda mjediseve të ndërtesës së baskisë Elbasan, bëhen në hotel e në salla që “përzgjidhen” nga shefat dhe sekserët e bashkisë, por që paguhen nga me fatura “të majme” nga buxheti që i jep shteti dhe nga të ardhurat prej taksave të banorëve dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitet në territorin e kësaj bashkie!
Sigal