Bashkia e Beratit i akordon publicistit dhe gazetarit Arshin Xhezo titullin e lartë “NDERI I QYTETIT”

213
Sinaj-Arshin Xhezo mbetet një personalitet i padiskutueshëm që e ka merituar vlerësimin kohë më parë
Bashkia e Beratit organizoi sot ceremoninë e akordimit të titullit “NDERI I QYTETIT” për gazetarin dhe publicistin Arshin Xhezo(pas vdekjes). Në të njëjtin aktivitet u promovua edhe libri “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh”, libër i lënë në dorëshkrim nga Xhezo dhe i sjellë për lexuesin nga shtëpia botuese “Naimi” Aktiviteti ka mbledhur në sallën e konferencave në bashki intelektuale e qytetare, miq, familjarë e të afërm të familjes Xhezo, anëtarë të këshillit bashkiak,etj. Ishin të pranishëm edhe studiuesi Shaban Sinani, Spiro Dede,, deputetët e LSI në qarkun e Beratit Silva Caka dhe Gledion Rehovica si dhe të ftuar të tjere. Pas një propozimi të një grupi intelektualësh, këshilli bashkiak miratoi në unanimitet titullin e lartë për z. Xhezo, për kontribute të spikatura si një intelektual i shquar. Kryetari i Bashkisë së Beratit Petrit Sinaj duke i dorëzuar titullin e lartë “NDERI I QYTETIT” bashkëshortes së Z.Arshin Xhezo ka falenderuar së pari anëtarët e keshilit bashkiak. Më tej ai ka vlerësuar figurën e z Arshin Xhezo si figurë të arrirë, dimensionet e së cilës shquhen më së miri nga largësia e kohës. Për z. Sinaj,- nderimi që i bëhet sot figurës së Arshin Xhezos është së pari vlerësim për intelektualin e spikatur, njeriun punëtor dhe qytetarin model, jeta dhe aktiviteti i të cilit, bart në vetvete idealin , punën dhe përpjekjet e një brezi të tërë, të cilët në Shqipërinë e viteve të vështira treguan modele të spikatura intelektualizmi. Bashkia jonë,-tha ndër të tjera Sinaj,-do të ketë në qëndër të punës së saj vleresimin e figurave, të cilat kanë dhënë kontribute të çmuara në fusha të caktuara. Bashkëshortja e z. Arshin Xhezo, duke marrë titullin me të cilin u vlerësua bashkëshorti i saj, plot emocione ka falenderuar këshillin e bashkisë dhe në veçanti z. Sinaj për gjithë vëmendjen e treguar ndaj emrit aktivitetit dhe kujtimit të Arshinit. Në të njëjtin aktivitet u promovua edhe libri i lënë në dorëshkrim i Arshin Xhezos “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh” botim i shtëpisë botuese “Naimi”. Për jetën dhe kontributin e Arshin Xhezos foli Spiro Dede dhe Simon Vrusho,ndërsa për librin foli studiuesi prof Shaban Sinani. Prof Sinani vërejti në fjalën e tij se Arshin Xhezo mbetet një nga gazetarët më qytetarë dhe më elitarë të shtypit shqiptar në vitet 70-80,ku ai nuk preferon të rrëfejë për histori dhe dëshmi të vetat. Fate shkimtarësh dhe gazetarësh është para së gjithash një histori prej së brendshmi e publicistikes shqiptare në të asaj periudhe dhe në pasqyrë të saj edhe jeta profesionale e autorit. Mendimet për librin shfaqen edhe diskutantë të tjerë, të cilët theksuan origjinalitetin e botimit ku autori nuk bënë autobiopgrafi, por gjithçka e thotë përmes dramës së njerëzve të shtypit, me të cilët identifikoi veten deri në fund. Aktivitetet e sotme u organizuan nga baskia e qytetit të Beratit në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së Z.Arshin Xhezo