Bashkia do të nisë vaksinimin dhe sterilizimin e 10.000 qenve të rrugës

75
Qentë e rrugës nuk do të vriten por do të sterilizohen. Bashkia e Tiranës, Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ministria e Bujqësisë do të angazhohen për implementimin e këtij projekti për të vaksinuar dhe sterilizuar 10.000 qenë të rrugës. Qentë e rrugës nuk do të jenë më kërcënim për banorët në kreyqytet. Bashkia ka parashikuar sterilizimin e 10.000 qenëve që enden rruëgeve të kequshqyer dhe mbartës së një sërë infeksionesh nuk do të aplikohet vrasja, që prej vitesh ka qënë problemi i shoqatave të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, ata do të stelizohen nga një grup kirugësh veterinar. Për këtë projekt është angazhuar Bashkia e Tiranës, Agjensia për Mbrotjen e Konsumatorëve dhe Ministria e Bujqësisë.

Erion Veliaj : “Kemi identifikuar tek Instituti i Kërkimeve të Vetenarisë një hapësirë e cila mund të trajtojë deri në 1200 qen në vit.Propozimi ynë është ky: Për të vaksinuar që fillimisht të sigurohemi për ata që merren me vetenari e dinë që leishmanioza dhe shumë problematika të sëmundjeve të kafshëve janë shumë të rrezikshme për njeriun dhe të fillojë me një proces masiv vaksinimi të qenve por edhe sterilizimi. Po përgatisim një ekip kirurgësh veterinerë. Një qen i sterilizuar të paktën ndalon shumimin.” Ndër sëmundjet kryesore që shkaktohet nga kontakti me qentë e rrugës është leishmanioza, që prek lëkurën .Sipas mjekëve rreth 80% e personave që kanë kontak me këtë  kategori qensh preken nga kjo sëmundje.